Hëna e plotë e gushtit nuk ishte i vetmi spektakël që mund të shijohej në qiellin e natës të enjten në mbrëmje. Hëna e plotë u shoqërua me një eklips të pjesshëm hënor, duke krijuar një pamje të veçantë për vëzhguesit e qiellit. Një eklips hënor ndodh kur Toka pozicionohet midis Diellit dhe Hënës, duke bërë që hija e planetit tonë të bjerë mbi sipërfaqen hënore. LEXO edhe...Nën dritën e hënës, Rama publikon foton mahnitëse nga Korça Në rastin e eklipsit të së enjtes, bëhej fjalë për një eklips të pjesshëm, por fenomeni ishte veçanërisht mbresëlënës, hija e Tokës mbuloi rreth 96% të sipërfaqes së ndritshme dhe të dukshme të Hënës. Fenomeni astronomik u shfaq në qiellin e natës, duke ofruar një pamje spektakolare për ata që patën mundësinë ta vëzhgonin. Eklipsi dhe simbolika shpirtërore Edhe sot, eklipset hënore kanë një rol në astrologji dhe praktika të ndryshme shpirtërore. Ato shpesh interpretohen si periudha që lidhen me mbylljen e cikleve, çlirimin nga e kaluara dhe ndryshimin personal. Eklipsi i sotëm mund të shihet simbolikisht si një moment për të reflektuar mbi atë që duhet lënë pas dhe mbi ndryshimet që një person dëshiron të bëjë në jetën e tij. Disa njerëz zgjedhin ta shoqërojnë këtë periudhë me meditim, mbajtjen e një ditari ose vendosjen e qëllimeve të reja. Këto praktika janë çështje besimi personal dhe nuk kanë një bazë të provuar shkencore. Xh.K/ReportTv.al Hena eklipsi henor Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.1% Keq 35.1% Nuk e di 12.8% Vota total: 4271 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

