Lajme Zone
Kanosi efektivët me armë manovër/ Arrestohet 41-vjeçari
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kanosi efektivët me armë manovër/ Arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi kanosi me armë të dyshuar manofër efektivët. Në pranga ka rënë B. B., i cili ka kërcnëuar 4 efektvë policie gjatë veprimeve për kapjen e vëllait të 41-vjeçarit, i shpallur në kërkim për armë pa leje. Policia ka sekuestruar sendin e ngjashëm me armën e zjarrit. Njoftimi i policisë Kanosi me armë të dyshuar manovër, punonjësit e Policisë të

Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi kanosi me armë të dyshuar manofër efektivët.

Në pranga ka rënë B. B., i cili ka kërcnëuar 4 efektvë policie gjatë veprimeve për kapjen e vëllait të 41-vjeçarit, i shpallur në kërkim për armë pa leje.

Policia ka sekuestruar sendin e ngjashëm me armën e zjarrit. Njoftimi i policisë Kanosi me armë të dyshuar manovër, punonjësit e Policisë të angazhuar për kapjen e vëllait të tij (shtetas në kërkim), arrestohet 41-vjeçari.

Sekuestrohet sendi i ngjashëm me armën e zjarrit.

Specialistët e Hetimit të Krimeve të DVP Elbasan, në bashkëpunim me oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, arrestuan në flagrancë shtetasin B. B.(Ç.), 41 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas, në lagjen “Visarion Xhuvani”, ka kanosur me armë të dyshuar manovër, 4 punonjës të Forcës Operacionale të DVP Elbasan, gjatë kryerjes së kontrolleve dhe veprimeve operacionale të tjera, për kapjen e vëllait të 41-vjeçarit, shtetasit B. B., që është në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkaq, vijojnë intensivisht kontrollet për kapjen e shtetasit B. B..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasin B. B.(Ç.), për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.