Lajme Zone
Makina përfshihet nga flakët, zjarri përhapet me shpejtësi në Gjirokastër, rrezikohen zonat e banuara
Të tjeraTop Channel

Makina përfshihet nga flakët, zjarri përhapet me shpejtësi në Gjirokastër, rrezikohen zonat e banuara

Një automjet është përfshirë nga flakët në rrugën e fshatit Tërbuq në Gjirokastër, ndërsa zjarri më pas është përhapur me shpejtësi në terrenin përreth.

Një automjet është përfshirë nga flakët në rrugën e fshatit Tërbuq në Gjirokastër, ndërsa zjarri më pas është përhapur me shpejtësi në terrenin përreth. Sipas MZSH-së Gjirokastër, flakët kanë dalë jashtë kontrollit, të favorizuara nga bari dhe shkurret e thata, si edhe nga era. Zjarri është përhapur në drejtim të Labovës së Madhe dhe Labovës së Vogël, duke rrezikuar përhapjen më tej drejt zonave të banuara.

Në vendngjarje është angazhuar i gjithë efektivi i MZSH-së Gjirokastër, i cili po punon për izolimin e vatrave dhe shuarjen e flakëve.

Forcat zjarrfikëse po vijojnë ndërhyrjen për të vënë nën kontroll situatën dhe për të parandaluar afrimin e zjarrit pranë banesave. Top Channel