Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për përdoruesit e rrugës.
Gjatë 48 orëve të fundit, si rezultat i monitorimit me pajisje teknologjike dhe shërbimeve të shtuara në terren, janë proceduar penalisht 10 shtetas, kryesisht për drejtim të automjetit në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Gjithashtu, janë proceduar penalisht 3 shtetas, të cilët dyshohet se kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë për të shmangur masat administrative për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit ose për përdorim të celularit gjatë drejtimit. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në kuadër të kontrolleve janë bllokuar 18 automjete, ndërsa janë tërhequr 13 leje qarkullimi. Policia ka vendosur gjithashtu 5444 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë shpejtësinë e lejuar, të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit, pa leje drejtimi apo duke përdorur celularin, pasi këto shkelje përbëjnë rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Autoritetet paralajmërojnë se çdo shkelje e konstatuar gjatë patrullimeve dhe monitorimit me mjete inteligjente do të ndëshkohet administrativisht dhe, kur plotësohen kushtet ligjore, edhe penalisht. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

