Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja që pësoi djegie në mbi 85% të sipërfaqes së trupit pas zjarrit në hotelin 'Brooklyn' në Vlorë, ka ndërruar jetë. E reja u transferua drejt Turqisë për të marrë një trajtim mjekësor më të specializuar, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë plagëve të marra. 6 persona, 5 nga Kosova dhe 1 nga Rrësheni, u lënduan nga zjarri që përfshiu mëngjesin e 16 gushtit hotelin në Lungomare. Në përpjekje për të shpëtuar, pushuesit u detyruan të hidheshin edhe nga ballkonet për t’u shpëtuar flakëve. LEXO edhe...Ekspozita/ Prezantohen në Vlorë 118 pulla postare nga mbarë bota, me figurën e shenjtores, Nënë Tereza Zjarri nisi në katin e parë të hotelit për shkak të defektit në prizën elektrike të frigoriferit. Brenda godinës së “Brooklyn Hotel” në pronësi të Manushaqe Abazit, kishte dhe pushues të tjerë të huaj të cilët fatmirësisht shpëtuan pa lëndime. Xh.K/ReportTv.al Vlore hotel brooklyn Ana Dyrmishi Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.2% Keq 35% Nuk e di 12.9% Vota total: 4204 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

