Lajme Zone
Tragjedi në lumin Drin/ Gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares, rrjedha e ujit mori pesë familjarë
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Tragjedi në lumin Drin/ Gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares, rrjedha e ujit mori pesë familjarë

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme, kur pesë persona, të afërm me njëri-tjetrin, kishin hyrë për t’u larë në lumë. Mes tyre ndodheshin xhaxhai, dy nipërit dhe dy mbesat.

Tragjedi në lumin Drin, gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares Pas disa orësh kërkimesh sot u gjet trupi i pajetë i 7-vjeçares. Është gjetur trupi i pajetë i vajzës rreth 7 vjeç, e cila u mor nga rrjedha e lumit Drin teksa po lahej së bashku me katër familjarë të saj në zonën e Gjoricës, në Bulqizë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme, kur pesë persona, të afërm me njëri-tjetrin, kishin hyrë për t’u larë në lumë. Mes tyre ndodheshin xhaxhai, dy nipërit dhe dy mbesat.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë kohës që familjarët ndodheshin në ujë, niveli i lumit Drin dyshohet se është rritur pas hapjes së portave të hidrocentralit në Dibër të Madhe. Rritja e nivelit të ujit ka fuqizuar rrjedhën, duke marrë me vete pesë familjarët.

Familjarët e tyre kanë njoftuar Policinë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit.

Pas rreth katër orësh kërkime, autoritetet arritën të shpëtonin katër prej personave të marrë nga rrjedha, ndërsa 7-vjeçarja nuk u gjet.

Kërkimet për të miturën vijuan, ndërsa më pas u bë e mundur gjetja e trupit të saj të pajetë.

Paraprakisht dyshohet se shtimi i menjëhershëm i nivelit dhe fuqizimi i rrjedhës së lumit kanë shkaktuar ngjarjen e rëndë. Rrethanat e plota të rastit, përfshirë shkakun e rritjes së nivelit të ujit, pritet të sqarohen nga autoritetet. I mori rrjedha teksa laheshin në lumin Drin, shpëtohen 4 pjesëtarë të një familjeje, një 7-vjeçare dyshohet e mbytur

28 Gusht, 08:33 trupi i pajete 7 vjecares screenshot 31 1787902353 lumidrin 1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike U kapën duke trafikuar 5 kg kokainë drejt Durrësit, Gjykata lë në burg dy anëtarët e grupit kriminal në Kamëz 28 Gusht 2026, 09:4509:45Kronike Alarm për bombë në një pallat në Durrës, policia rrethon zonën; priten forcat xheniere 28 Gusht 2026, 09:3609:36Kronike I mori rrjedha teksa laheshin në lumin Drin, shpëtohen 4 pjesëtarë të një familjeje, një 7-vjeçare dyshohet e mbytur 28 Gusht 2026, 08:2508:25Kronike Aksident tragjik në rrugën Lezhë-Shkodër, “Audi” përplas për vdekje 12-vjeçarin! 27 Gusht 2026, 20:4720:47Kronike Në kërkim nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës, arrestohet në Londër Korado Gështenja! 27 Gusht 2026, 18:4218:42Kronike “Ku është droga?”/ Humbi 500 kg kokainë të klanit shqiptar në Spanjë, shoferi merret peng dhe torturohet 27 Gusht 2026, 18:2818:28Kronike