Vuçiç për zjarret në Deliblatska Peščara Zjarret në Deliblatska Peščara ekspozuan dështimet e shtetit serb, ndërsa Vuçiç po përpiqet ta zhvendosë vëmendjen te Kosova, përmes akuzave të pakonfirmuara për zjarrvënie të qëllimshme. Një diversion politik i përforcuar nga mediat proqeveritare, që vjen në prag të zgjedhjeve të parakohshme dhe synon të mobilizojë elektoratin më nacionalist. Aleksandër Vuçiç është shfaqur kudo gjatë kësaj vere. Por pse presidenti serb shkoi në Deliblatska Peščara vetëm pasi zjarrfikësit kishin arritur ta vinin zjarrin nën kontroll? Pse nuk u përdorën që në fillim të gjitha mjetet dhe kapacitetet në dispozicion?
Dhe pse nuk u kërkua më herët ndihma e vendeve evropiane? Këto janë disa nga pyetjet kryesore që ngre numri i ri i revistës serbe “Vreme”. Revista i kushton disa shkrime mënyrës se si Serbia u përfshi nga zjarret ndërsa presidenti ndodhej në një lloj fushate parazgjedhore, por edhe reagimit të dobët dhe të vonuar të autoriteteve.
Në editorialin e tij, kryeredaktori i “Vreme”, Filip Švarm, shkruan se Vuçiç priti deri në orët e fundit për të reaguar ndaj një vendi që, në kuptimin e drejtpërdrejtë, po digjej para syve të tij. “Pse nuk mbërriti më herët? Si do të dukej kjo në televizionet e regjimit, nëse ai do të qëndronte para kamerave dhe të thoshte: ‘Jam i pafuqishëm përballë zjarrit’? Kjo është e paimagjinueshme në Serbinë e sotme. Prandaj Vuçiç shkoi në Deliblatska Peščara vetëm pasi zjarrfikësit kishin arritur ta vinin zjarrin nën kontroll. Dhe kjo, sigurisht, u paraqit si një tjetër fitore e tij”, shkruan Švarm.
Në mungesë të një reagimi të përgjegjshëm të autoriteteve, vijoi ajo që tashmë është bërë pjesë e njohur e komunikimit politik të pushtetit: retorika alarmiste, fajësimi i të tjerëve dhe përdorimi i teorive konspirative.
Sipas Švarm, kësaj narrative iu bashkua menjëherë edhe Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, e cila nisi të paralajmërojë qytetarët që pretendohej se kishin publikuar “të pavërteta” për zjarrin në Deliblatska Peščara në rrjetet sociale.
Vuçiç nuk do të ishte Vuçiç, sugjeron Švarm, nëse zjarret në Deliblatska Peščara dhe në zona të tjera nuk do t’ua atribuonte “armiqve të jashtëm”. Në këtë rast, në shënjestër u vu Kosova. Kreu i shtetit serb hodhi pretendimin se një “top zjarri me parashutë” mund të ishte hedhur drejt Serbisë qendrore për të shkaktuar zjarre të reja.
Kjo akuzë, megjithatë, nuk është shoqëruar me prova publike që të vërtetojnë se zjarri ishte shkaktuar nga Kosova apo se bëhej fjalë për një aksion të organizuar zjarrvënieje. Pikërisht këtu qëndron edhe problemi politik i kësaj narrative: një pretendim i pakonfirmuar mund të marrë jetë shumë më shpejt se një hetim dhe të shndërrohet në “fakt” përmes përsëritjes së tij në mediat pranë pushtetit.
Skema është e njohur. Në momentin kur një krizë e brendshme kërkon përgjegjësi, shpjegime dhe llogaridhënie, vëmendja zhvendoset drejt një armiku të jashtëm. Në këtë rast, Kosova është objektivi ideal për një narrativë të tillë, sepse çështja e saj mbetet një nga temat më të ndjeshme të nacionalizmit serb.
Konteksti elektoral e bën këtë edhe më domethënës. Serbia pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 18 ose 25 tetor, ndërsa Vuçiç dhe partia e tij përballen me një klimë të fortë politike pas muajsh protestash kundër qeverisë.
Në një situatë të tillë, ringjallja e retorikës për Kosovën, “armiqtë e jashtëm” dhe kërcënimet ndaj Serbisë mund të shërbejë për të konsoliduar shtresën më nacionaliste dhe më fanatike të elektoratit.
Nuk është e nevojshme që një akuzë të jetë provuar për të qenë politikisht e dobishme. Mjafton që të përsëritet vazhdimisht, të përforcohet nga mediat proqeveritare dhe të lidhet me frikërat e identitetit kombëtar.
Në këtë mënyrë, zjarri rrezikon të shndërrohet në një diversion politik. Në vend që debati publik të përqendrohet te pyetjet konkrete - pse reagimi ishte i vonuar, pse nuk u përdorën më herët të gjitha kapacitetet në dispozicion dhe pse ndihma ndërkombëtare u kërkua vetëm pasi situata ishte përkeqësuar - vëmendja zhvendoset te një histori që ngjall zemërim dhe mobilizon ndjenjat nacionaliste.
Ndërkohë, faktet mbi terrenin flasin për një tjetër problem. Serbia u detyrua të aktivizonte Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së dhe të kërkonte ndihmë ndërkombëtare pas vështirësive për të vënë nën kontroll zjarret.
Bashkimi Evropian dërgoi helikopterë, zjarrfikës dhe pajisje, ndërsa në operacion u përfshinë ekipe nga Gjermania, Rumania, Çekia dhe Sllovakia. Ndërsa Slobodan Bubnjević shkruan se njerëzit që vetëm një muaj më parë përpiqeshin ta luftonin zjarrin në Deliblatska Peščara edhe me duart e tyre, panë më pas të shfaqej në terren “kreu i shtetit, i ardhur nga një realitet krejt tjetër”.
“Nuk shohim një njeri, pronat dhe pasurinë e të cilit janë shkatërruar nga zjarri”, shkruan Bubnjević nga terreni. “Shohim një figurë vanitoze, arrogante dhe të dashuruar pas lavdisë, që vjen në vendin e zjarrit dhe sillet si një pushtues”.
Sipas tij, në Peščara u bë e qartë se qytetarët duhej të merrnin vetë iniciativa për të përballuar situatën. Në Pançevë, grupe qytetarësh dhe studentë nisën të organizoheshin, të mblidhnin ndihma dhe të koordinonin përpjekjet e tyre.
Aksioni u zgjerua më pas në pjesë të tjera të Serbisë, duke treguar se solidariteti qytetar shpesh ishte më i shpejtë se reagimi institucional. Vojkan Kostić shkruan se përshtypja e përgjithshme nga mënyra se si u menaxhua zjarri në Deliblatska Peščara është se reagimi i autoriteteve ishte i pamjaftueshëm.
Pamjet nga terreni treguan se zjarri kishte përparuar për orë të tëra përpara se të mbërrinin në ndihmë të gjitha njësitë lokale të zjarrfikësve. Po ashtu, prania e mjeteve dhe pajisjeve në dispozicion nuk dukej në përpjesëtim me përmasat e zjarrit.
Mbetet e paqartë pse nuk u përdorën më herët mjetet më moderne, për të cilat dihet se janë blerë gjatë viteve të fundit. Kjo ngre pyetjen nëse autoritetet e kishin nënvlerësuar fillimisht përmasën e katastrofës dhe rrezikun që paraqiste zjarri.
Një tjetër problem lidhet me flotën ajrore. Serbia kishte porositur nga Rusia tre helikopterë Mi-17 dhe katër Mi-35M. Por megjithëse janë prodhuar, ata nuk kanë mbërritur për shkak të sanksioneve, ndërsa mbetet e pasigurt nëse dhe kur do të mund të dorëzohen.
Por edhe këtu ekziston një problem tjetër. Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve nuk ndodhet në konfigurimin e përshtatur për luftimin e zjarreve. Vetëm disa prej tyre janë pajisur me sisteme për hedhjen e ujit.
Në këtë mënyrë, zjarri në Deliblatska Peščara nuk u shndërrua vetëm në një emergjencë natyrore. Ai u bë edhe një pasqyrë e mënyrës se si funksionon shteti serb: reagim i vonuar, mungesë koordinimi, kapacitete të pamjaftueshme dhe mbi të gjitha, një pushtet që duket më i interesuar të kontrollojë narrativën politike sesa të japë llogari për dështimet e veta./Përshtati "Pamfleti", nga "Vreme"piromani politik i beogradit vucic zjarre vota Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Normalizimi i ekstremit të djathtë në Europë 28 Gusht 2026, 08:1008:10Rajoni dhe Bota Trump i ndryshoi emrin, Kanadaja e kundërshton: Do të quhet Liqeni Ontario sot dhe përgjithmonë 28 Gusht 2026, 08:0408:04Rajoni dhe Bota Operacion intensiv shpëtimi në Nepal, rreth 350 persona dyshohet se janë bllokuar në tunel 28 Gusht 2026, 07:4107:41Rajoni dhe Bota SHBA dhe Venezuela pranë marrëveshjes së madhe për naftën, në lojë 90 miliardë fuçi 27 Gusht 2026, 22:5022:50Rajoni dhe Bota Çfarë loje po luhet në Ukrainë? 27 Gusht 2026, 22:3022:30Rajoni dhe Bota Nga terrori mbi Sarajevën te gjenocidi i Srebrenicës: Kush ishte Ratko Mladiç, kasapi që la pas mijëra viktima 27 Gusht 2026, 22:0922:09Rajoni dhe Bota

