Mbreti Harald V i Norvegjisë ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, njoftoi Pallati Mbretëror. Ai kishte disa ditë që ndodhej i shtruar në Spitalin Universitar të Oslos, ku po merrte trajtim për një infeksion bakterial në gjak. Harald V ishte në krye të monarkisë norvegjeze që prej vitit 1991, kur pasoi në fron babanë e tij, Mbretin Olav V. Gjatë më shumë se tri dekadave në fron, ai u shqua për një qasje moderne ndaj monarkisë dhe për lidhjen e fortë me qytetarët norvegjezë. Lajmi për vdekjen e mbretit vjen pas ditësh shqetësimi në Norvegji për gjendjen e tij shëndetësore. Ditën e enjte, Pallati Mbretëror kishte njoftuar se gjendja e tij ishte bërë shumë serioze, ndërsa familjarë të afërt qëndruan pranë tij në spital. Harald V lindi më 21 shkurt 1937 dhe ishte 89 vjeç. Me vdekjen e tij, në fokus pritet të jetë edhe procesi i trashëgimisë së fronit, ku Princi i Kurorës Haakon është i pari në radhën e pasardhësve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

