Paraprakisht dyshohet se pako mund të ketë rënë nga ndonjë makinë në lëvizje... Një alarm për bombë është raportuar në një pallat në lagjen nr. 4 të Durrësit, duke vënë në lëvizje forca të shumta policie. Efektivët kanë mbërritur në zonë dhe po krijojnë një perimetër sigurie, me qëllim mbrojtjen e banorëve dhe kalimtarëve, ndërsa vijojnë verifikimet për objektin e dyshimtë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një mjet shpërthyes që mund të komandohet në distancë. Nga konstatimet e para, objekti paraqitet si një telefon i vendosur mbi një pako, përmbajtja e së cilës dyshohet se mund të jetë lëndë plasëse. Paraprakisht dyshohet se pako mund të ketë rënë nga ndonjë makinë në lëvizje. Në vendngjarje pritet mbërritja e forcave xheniere, të cilat do të kryejnë verifikimin e specializuar dhe, nëse konfirmohet se bëhet fjalë për një mjet shpërthyes, neutralizimin e tij.
Deri në përfundimin e ekspertizës nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse pakoja përmban lëndë plasëse dhe as natyra e saj.
Ngjarja vjen një ditë pas dërgimit të dy e-maileve kërcënuese në mbi 100 institucione në qytete të ndryshme të vendit, ku pretendohej për vendosjen e bombave. Vlen të theksohet se nuk ka të dhëna që konfirmojnë një lidhje mes këtyre rasteve.bombë durrës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike I mori rrjedha teksa laheshin në lumin Drin, shpëtohen 4 pjesëtarë të një familjeje, një 7-vjeçare dyshohet e mbytur 28 Gusht 2026, 08:2508:25Kronike Aksident tragjik në rrugën Lezhë-Shkodër, “Audi” përplas për vdekje 12-vjeçarin! 27 Gusht 2026, 20:4720:47Kronike Në kërkim nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës, arrestohet në Londër Korado Gështenja! 27 Gusht 2026, 18:4218:42Kronike “Ku është droga?”/ Humbi 500 kg kokainë të klanit shqiptar në Spanjë, shoferi merret peng dhe torturohet 27 Gusht 2026, 18:2818:28Kronike Ergys Agasi të premten para GJKKO-së, caktohet ora e seancës për masën e sigurisë 27 Gusht 2026, 18:1418:14Kronike Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Borizanë, humb jetën 62-vjeçari 27 Gusht 2026, 17:4717:47Kronike

