Lajme Zone
Zjarri në Shashicë vihet nën kontroll, Shefi i shërbimit zjarrfikës: Nuk ka asnjë vatër aktive
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Shashicë vihet nën kontroll, Shefi i shërbimit zjarrfikës: Nuk ka asnjë vatër aktive

Zjarri, i cili ra mbrëmjen e së martës në malin e Shashicës dhe rrezikoi dy fshatrat, Sherishtën dhe Drashovicën, është vënë tashmë nën kontroll.

Zjarri, i cili ra mbrëmjen e së martës në malin e Shashicës dhe rrezikoi dy fshatrat, Sherishtën dhe Drashovicën, është vënë tashmë nën kontroll. Shefi i shërbimit zjarrfikës në Bashkinë e Vlorës, Luan Kapaj, deklaroi se situata gjatë mbrëmjes ishte problematike dhe e agravuar. Forcat zjarrfikëse u vunë menjëherë në gatishmëri dhe, pas disa orësh pune të pandërprerë dhe ndërhyrjes në terren të vështirë, arritën të neutralizojnë vatrën e zjarrit. Kapaj konfirmoi se mëngjesin e së mërkurës situata paraqitet e qetë dhe zjarri është kontrolluar plotësisht. Aktualisht, në territorin e Bashkisë së Vlorës nuk raportohet asnjë vatër aktive. Sipas Kapajt, kjo verë është karakterizuar nga një numër i lartë zjarresh, ku në disa raste dyshohet se vatrat janë vendosur qëllimisht. Për këtë arsye, ai u bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos ndezin zjarre, pasi pasojat mund të jenë të rënda.