Lajme Zone
Sherr me thika e leva në Greqi, 49-vjeçari shqiptar përplaset me pronarin e një servisi makinash: Do të vras…
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Sherr me thika e leva në Greqi, 49-vjeçari shqiptar përplaset me pronarin e një servisi makinash: Do të vras…

Një konflikt është raportuar në Greqi ku është përfshirë edhe një 49 vjeçar shqiptar. Ngjarja ndodhi në një servis makinash në Neos Kosmos.

Një konflikt është raportuar në Greqi ku është përfshirë edhe një 49 vjeçar shqiptar. Ngjarja ndodhi në një servis makinash në Neos Kosmos. Shtetasi 49-vjeçar shqiptar u përfshi në konflikt me një pronari 45-vjeçar të biznesit, me origjinë armene. Sipas informacioneve, 49-vjeçari fillimisht kaloi nëpër dyqan dhe filloi ta fyente 45-vjeçarin, ndërsa më pas u përpoq ta sulmonte. Klientët dhe persona të tjerë të pranishëm në vendngjarje ndërhynë dhe arritën ta largonin. Megjithatë, përpara se të largohej, ai dyshohet se e kërcënoi pronarin, duke i thënë: “Do ta paguash me gjak për këtë”. Pak kohë më vonë, 49-vjeçari u kthye në garazh, këtë herë duke mbajtur një thikë 26 centimetra të gjatë . Sipas të njëjtave informacione, ai iu afrua pronarit duke bërtitur: “Do të të vras, do të të masakroj”. Sherri degradoi në përdorimin e një leve dhe një thikë. Pronari i garazhit e goditi 49-vjeçarin me levë në kokë dhe këmbë. Pas disa orësh kërkime, 49-vjeçari u arrestua për fyerje, tentativë dëmtimi trupor dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa armeni u arrestua për dëmtim të rrezikshëm trupor. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb