Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 35-vjeçari në Berat


Policia e Beratit ka arrestuar një 35-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Policia e Beratit ka arrestuar një 35-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë. Blutë bëjnë me dije se ndaj të riut të identifikuar me inicialet B. Ç., banues në Durrës, gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ky shtetas dyshohet se, më datë 15.12.2025, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F. K., i cili ndodhej në një lokal në lagjen nr. 9, Durrës. Si pasojë, shtetasi F. K. është dëmtuar lehtë. 35-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Durrës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb