Seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Elvis Kosovës është zhvilluar ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Vlorës. Gjyqtari Nertil Meçaj ka lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj Kosovës. Vendimi është dhënë pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës dhe materialeve të paraqitura në seancë. I njohur ndryshe edhe si “Visi i Garave”, sipas policisw 40-vjeçari kishte dhunuar bashkwshorten si dhe e ka kanosur me armw zjarri. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

