Lajme Zone
Zjarri në Peqin, shoqërohet në polici autori i dyshuar i zjarrvënies
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Peqin, shoqërohet në polici autori i dyshuar i zjarrvënies

Tre ditë pas shpërthimit të zjarreve në fshatrat e Peqinit, policia ka shoqëruar një person, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarrin.

Tre ditë pas shpërthimit të zjarreve në fshatrat e Peqinit, policia ka shoqëruar një person, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarrin. Sipas dyshimeve të para, personi ka ndezur zjarr për nevojat e tij, por flakët janë përhapur me shpejtësi në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, të favorizuara edhe nga era e fortë. Ndërkohë, qindra forca dhe dhjetëra mjete nga 11 bashki janë angazhuar në terren që prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, në përpjekje për të vënë nën kontroll vatrat aktive. Për shkak të dinamikës së zjarrit dhe ndryshimit të vazhdueshëm të erës, një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga flakët.