Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim


Gjashtë fëmijë në qytetin e Korçës dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në kopsht. Sipas burimeve, fëmijët janë paraqitur në spital me simptoma gastroenteriti, në të njëjtën ditë.

Gjashtë fëmijë në qytetin e Korçës dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në kopsht. Sipas burimeve, fëmijët janë paraqitur në spital me simptoma gastroenteriti, në të njëjtën ditë.

Burime pranë familjarëve thonë se fëmijët e konsumojnë drekën në kopsht. Rastet janë paraqitur njëri pas tjetrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sipas të njëjtave burime, gjashtë fëmijët kanë konsumuar pilaf për drekë, ditën e djeshme. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse bëhet fjalë për helmim ushqimor apo për një virozë. Pritet që autoritetet të kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe të përcaktojnë shkakun e simptomave të shfaqura te fëmijët. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet