Lajme Zone
Vijon lufta me flakët në Gjinar, terreni i vështirë vështirëson ndërhyrjen
Të tjeraABC News Albania

Vijon lufta me flakët në Gjinar, terreni i vështirë vështirëson ndërhyrjen

Vijon lufta me flakët në zonën e Gjinarit, në bashkinë e Elbasanit, ku situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thyer.

Vijon lufta me flakët në zonën e Gjinarit, në bashkinë e Elbasanit, ku situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thyer.

Vatrat e zjarrit në malin e Bukanikut po përballohen nga forcat zjarrfikëse, ndërsa terreni i vështirë po e vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen për vendosjen nën kontroll të flakëve.

Zjarri dyshohet se nisi si pasojë e shkarkesave elektrike gjatë motit të keq të mesjavës së kaluar. Për shuarjen e flakëve po punohet edhe nga ajri, me helikopterë që po hedhin ujë në zonat e prekura, në ndihmë të forcave në terren. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet