Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

5 fëmijë të një kopshti publik në Korçë përfunduan njëkohësisht në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi! Policia nis hetimet (VIDEO)


Burime nga familjarët bëjnë të ditur që fëmijët drekën e konsumojnë në kopsht. Rastet kanë qenë të njëpasnjëshme ndërsa policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje. Të njëjtat burime kanë konfirmuar se të 5 fëmijët ditën e djeshme në drekë kanë konsumuar pilaf.

5 fëmijë në qytetin e Korçës dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në një kopsht publik. Sipas burimeve mësohet se fëmijët, të cilit i përkasin grupit të dytë, janë paraqitur me simptoma gastroenterite në spital në të njëjtën ditë. Burime nga familjarët bëjnë të ditur që fëmijët drekën e konsumojnë në kopsht. Rastet kanë qenë të njëpasnjëshme ndërsa policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje. LEXO edhe...Lezhë, rritet me 50 lekë në ditë tarifa vetëm për ushqimin në kopshtet publike! PD: Barrë për 540 familje! Ndreu: Shkak rritja e çmimeve (VIDEO) Nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht nëse kemi të bëjmë me helmim apo me virozë. Të njëjtat burime kanë konfirmuar se të 5 fëmijët ditën e djeshme në drekë kanë konsumuar pilaf. Ata janë çuar në spital ditën e djeshme pak orë pasi kanë konsumuar drekën për shkak të problemeve shëndetësore që kishin shfaqur ndërsa kanë qenë prindërit ata që kanë ngritur dyshimet për helmimin e mundshëm të fëmijëve. P.J/E.H/ReportTv.al KOPSHTE policia e korces Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 0% Jo 0% Nuk e di 0% Vota total: 0 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?