Në zonën Gojan–Gjegjan, Bashkia Pukë vatra vijon të jetë aktive, por me intensitet më të ulët. Në Gojan të Madh, situata paraqitet aktualisht më qetë. Gjatë natës ka vijuar ndërhyrja në zonat e arritshme nga mjetet zjarrfikëse sidomos në zonat e avancimit të flakëve.
Në pjesën e sipërme të Gojanit, në zonën e Meshurdhit, vatra është izoluar plotësisht.
Vatra në Gojan të Vogël paraqitet aktualisht më problematike për shkak të afersisë me zonën e banuar. Mungesa e aksesit rrugor dhe terreni i vështirë kufizojnë ndërhyrjen me mjete.
Në këtë vatër operohet me ndërhyrje nga ajri me 2 helikopterë.
Në zonën mbi Gjegjan, vatra gjithashtu po përparon. Aktualisht nuk paraqitet rrezik për banesat. Vijon puna me forcat operacionale tokësore dhe situata monitorohet nga afer në vazhdimësi. Efektivët e MZSH me mjetet zjarrfikëse janë përqëndruar pranë zonave të banuara
Të dislokuar në zonë janë 40 efektiv FA si dhe mjete zjarrfikese me efekivet perkates nga RKV, MZSH Fushe Arrez, MZSH Shkodër, Kamëz, Has, Kukës. Top Channel

