Lajme Zone
Në kërkim nga SPAK, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka; anëtar i grupit të drejtuar nga Jetmir Pepa
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Në kërkim nga SPAK, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka; anëtar i grupit të drejtuar nga Jetmir Pepa

Vuka pritet të dalë përpara Gjykatës së Posaçme për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë. Alma Kodraliu është caktuar nga shorti elektronik si gjyqtarja që do të vendosë nëse ndaj tij do të vijojë masa “arrest në burg”, e caktuar më herët në mungesë, apo do të caktohet një masë më e lehtë sigurie.

Sipas dosjes hetimore, grupi kriminal i udhëhequr prej tij dyshohet se ka trafikuar rreth 7.5 ton kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe ka pastruar shuma të mëdha parash nëpërmjet tenderave publikë dhe bizneseve të ndryshme. Mir Pepa Florjan Vuka, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa, të dyshuar për trafik ndërkombëtar të drogës është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë. Vuka pritet të dalë përpara Gjykatës së Posaçme për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë. Alma Kodraliu është caktuar nga shorti elektronik si gjyqtarja që do të vendosë nëse ndaj tij do të vijojë masa “arrest në burg”, e caktuar më herët në mungesë, apo do të caktohet një masë më e lehtë sigurie.

Ndërkohë edhe Jetmir Pepa, i njohur ndryshe si Mir Pepa ose "Kazanova", një nga personat më të kërkuar në Shqipëri, është arrestuar në Dubai në qershor.

Sipas 'Pamfleti' se arrestimi i tij është bërë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe se procedurat e ekstradimit kanë nisur, duke pritur që ai të ekstradohet në Shqipëri.

Ndërkohë, ende nuk ka detaje zyrtare se si ka ndodhur arrestimi apo në cilën zonë të Dubait është kapur, ndërsa burimet nuk kanë dhënë më shumë informacion në lidhje me këtë pjesë të operacionit.

Arrestimi i Jetmir Pepës vjen pas ekstradimit të 6 shtetasve të tjerë nga Dubai, mes të cilëve Aleks Pepaj, vëllai i tij, si dhe Ilir Lazri, të cilët lidhen drejtpërdrejt me të njëjtin grup kriminal.

Pepa është një nga figurat kyçe të hetimeve për trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave. Sipas dosjes hetimore, grupi kriminal i udhëhequr prej tij dyshohet se ka trafikuar rreth 7.5 ton kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe ka pastruar shuma të mëdha parash nëpërmjet tenderave publikë dhe bizneseve të ndryshme.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro dhe janë goditur disa prej anëtarëve të grupit, mes të cilëve vëllai i tij, Aleks Pepaj.

Grupi kriminal, i cili vepronte në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë dhe që në të paktën 8 episode përgjatë viteve 2019-2021 ka trafikuar sasi të mëdha kokaine, është ende duke u hetuar nga prokurori Alfred Shehu.në kërkim nga spak ekstradohet nga greqia florjan vuka Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Kokainë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen Shkëlqim Hajdari dhe i biri në Lushnje 21 Gusht 2026, 10:3710:37Kronike Vrasja në Ksamil, mediat portugeze: 20-vjeçari u vra pasi ndërhyri të ndihmonte një vajzë që po ngacmohej nga Sokrat Vata 21 Gusht 2026, 09:5309:53Kronike Aksident i rëndë në Durrës, makina përfn në humnerë pranë "Vilës së Zogut" 21 Gusht 2026, 09:1209:12Kronike Shqiptari që spiunoi Al-Kaedën për CIA-n rrezikon deportimin nga SHBA 21 Gusht 2026, 08:3408:34Kronike Vrasja te 'Principotes' në Ksamil, sot dalin para gjykatës Sokrat Vata dhe 10 të arrestuarit; në kërkim pronari Bekim Bulica 21 Gusht 2026, 07:5007:50Kronike Plagosi me armë Vladimir Bruçin në Shkodër, dorëzohet Pjerin Bitani; zbulohet shkaku i sherrit 20 Gusht 2026, 20:3020:30Kronike