Ministria e Mbrojtjes informon se sot deri në orën 20:00, në rang vendi janë raportuar 24 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive, ndërsa 5 vatra janë nën mbikëqyrje.
Fokusi kryesor vijon të jetë në Malin e Dajtit, ku vatrat në lartësitë mbi tunelet e Qafë Mollës mbeten aktive. Në operacion janë angazhuar 40 forca zjarrfikëse, 20 efektivë të FA-së dhe 7 forca të ADZM-së, me mbështetje të fuqishme nga ajri me 1 helikopter dhe 2 avionë Air Tractor. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në qarkun Dibër mbeten aktive vatrat në Ballenjë, ku operojnë 5 forca të ADZM-së, si dhe në Qafë të Helmës, Bulqizë, ku vijon monitorimi me 4 efektivë të MZSH-së. Në të dyja rastet nuk raportohen rreziqe për zonat e banuara.
Në Malin e Dardhës, Librazhd, vatra është riaktivizuar në një sipërfaqe pyjore të përshkruar prej rreth 7–8 ha dhe në terren vijojnë të operojnë efektivët e MZSH Librazhd; nuk rrezikohen banesa.
Ndërkohë, vatrat në Gjegjan–Gojan–Prozhëm–Tërbun, Pukë, tashmë janë izoluar dhe nuk ka vatra aktive, duke vijuar vetëm monitorimi. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

