Një vatër zjarri është konstatuar mbrëmjen e sotme në malin e Shashicës, mbi fshatin Kaninë. Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt terrenit për ndërhyrje, ndërsa vështirësia kryesore mbetet terreni i thepisur malor.
Era e fortë që po fryn në këto momente favorizon përhapjen e flakëve.
Në këtë zonë ka kryesisht shkurre, por në mal ndodhen edhe disa stane me bagëti, duke shtuar shqetësimin për përhapjen e zjarrit. Top Channel

