Lajme Zone
Vlorë/ Zjarr në Shashicë, flakët përhapen me shpejtësi
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vlorë/ Zjarr në Shashicë, flakët përhapen me shpejtësi

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Shashicës, në Vlorë, ku flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era.

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Shashicës, në Vlorë, ku flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era.

Nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre, ndërsa përhapja e shpejtë e flakëve ka rritur rrezikun për zgjerimin e vatrës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll. Ndërhyrja vijon, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit apo sipërfaqja e saktë e përfshirë nga flakët. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet