Lajme Zone
Zjarret në vend/ 5 vatra ende aktive, 2 nën monitorim
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret në vend/ 5 vatra ende aktive, 2 nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime për situatën e ...

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime për situatën e zjarreve në vend. Bëhet me dije se deri në orën 20:00 janë evidentuar 7 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 2 janë në monitorim.

Sipas informacioneve, në terren janë angazhuar rreth 130 forca operacionale vendore, ndërsa Forcat e Armatosura po mbështesin operacionet me 90 efektivë dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.

Vatrat kryesore aktive janë në Dajt dhe Priskë, Tiranë, Lufaj, Mirditë, Tërbun–Gojan, Pukë dhe Shashicë, Selenicë.

Në Dajt vijon operacioni me 50 efektivë të FA, 15 forca të MZSH dhe 5 forca të AZM, ndërsa në Priskë vijojnë të jenë të pranishme forcat e MZSH. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Lufaj, vatra mbetet aktive me intensitet të ulët, me angazhimin e Shërbimit Pyjor dhe MZSH, pa rrezik për banesat.

Situata më e ndjeshme paraqitet në Tërbun–Gojan, ku era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit. Forcat operacionale vijojnë punën në terren dhe MZSH është përqendruar në mbrojtjen e banesave. Aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, në Gurë-Lurë zjarri është shuar dhe zona mbahet nën monitorim, ndërsa në Qafë Helmes vatra është izoluar dhe vijojnë operacionet me forcat lokale. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.