Është mbajtur sot në mbrëmje masa e sigurisë për të arrestuarit e sherrit të ndodhur në lokalin Orange në Sarandë, ku u dhunua shefi i krimeve të komisariatit të Sarandës, Maeto Bakalli. Bakalli kishte ndërhyrë për të parandaluar konfliktin mes dy rojeve të lokalit dhe disa shtetasve. Edhe pas ndërhyrjes së tij personat e pranishëm nuk e kanë ndaluar përplasjen fizike, madje kanë sulmuar edhe shefin Bakalli gjatë përplasjes, i cili ka njoftuar shërbimet e policisë për ndihmë.
Gjykata vendosi arrest me burg për 4 bodigardët e po ashtu burg edhe për dy të tjerët.
Mes tyre Ardit Kasemi, 31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr. Kujtojmë se në pranga u vunë Marjo Katiraj, 35 vjeç; Elgent Ndoj, 38 vjeç; Faik Hoxha, 35 vjeç; Indrit Cullhaj, 34 vjeç; Ardit Kasemi, 31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr; dhe Besnik Sullollari, 29 vjeç.
Ndërkohë, në kërkim është shpallur 28-vjeçari Pjetër Doçi.
Shkëlzen Licaj ka qenë gjyqtari i gatshëm që ka mbajtur masën e sigurisë, ndërsa prokuroria e përfaqësuar nga prokurore Hava Memko, ka kërkuar qëndrimin në burg për të ndaluarit, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi. Top Channel

