Lajme Zone
Vrasja e turistit në Ksamil/ “Po monitorojmë rastin”, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e turistit në Ksamil/ “Po monitorojmë rastin”, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar

Qeveria portugeze ka reaguar pas vrasjes së turistit 20-vjecar në Ksamil.

Qeveria portugeze ka reaguar pas vrasjes së turistit 20-vjecar në Ksamil. Sipas mediave vendase, qeveria shprehet se po monitoron rastin e vrasjes së turistit portugez në Shqipëri.

Raquel Trindade, nga zyra e Ministrit të Punëve të Jashtme, thotë se nuk ka informacion zyrtar për atë që ka ndodhur dhe as informacion për hetimet.

“Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek rastin e këtij shtetasi portugez që vdiq në Shqipëri dhe, nëpërmjet ambasadës së saj në Romë dhe gjithashtu konsullatës së nderit në Tiranë, po bashkëpunojmë me autoritetet lokale”, komentoi zyrtarja, e cila konfirmoi për Renascença se, “për momentin”, ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur.

“Ne e dimë nga shtypi lokal se ka pasur arrestime, por për momentin nuk kemi ende informacion përmes rrjetit tonë”, shton Raquel Trindade, e cila siguron se Ministria e Punëve të Jashtme “do të vazhdojë të monitorojë atë që është e nevojshme, si me autoritetet lokale ashtu edhe me familjet”. Top Channel