Lajme Zone
Zjarret në vend, 5 vatra aktive! Problematikë mbetet Dajti dhe Lundre në Mat! Në Ulëz flakët përhapen me shpejtësi, pritet evakuimi i banorëve
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret në vend, 5 vatra aktive! Problematikë mbetet Dajti dhe Lundre në Mat! Në Ulëz flakët përhapen me shpejtësi, pritet evakuimi i banorëve

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, prej të cilave 5 mbeten aktive dhe 4 në mbikëqyrje. Ministria e Mbrojtjes tha se sot do angazhohen 90 forca ushtarake në Ulzë, Bulqizë, Mat, Shkoder dhe Tiranë. Situata më problematike paraqitet në Ulëz të Dibrës, ku flakët janë përhapur me shpejtësi. Zjarret në fshatrat e UIzës u janë afruar banesave, ndërkohë që nga momenti në moment prite

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, prej të cilave 5 mbeten aktive dhe 4 në mbikëqyrje. Ministria e Mbrojtjes tha se sot do angazhohen 90 forca ushtarake në Ulzë, Bulqizë, Mat, Shkoder dhe Tiranë. Situata më problematike paraqitet në Ulëz të Dibrës, ku flakët janë përhapur me shpejtësi. Zjarret në fshatrat e UIzës u janë afruar banesave, ndërkohë që nga momenti në moment pritet evakuimi i banorëve dhe bagëtive. LEXO edhe...Zjarret në Ulëz të Dibrës vënë në rrezik shtëpitë, pritet evakuimi i banorëve të zonës Në Vajkal të Bulqizës, flakët vijojnë prej disa ditësh në një siperfaqe me shkurre dhe dëllinja. Edhe në Lundre të Matit zjarri po djeg nje sipërfaqe të madhe pyjore. Aktive prej afro një muaji mbetet vatra e zjarrit në Dajt, në drejtim të Qafë-Priskës por nuk ka rrezik për zonat e banuara. Pranë Urës së Shtrenjtë në Shkodër, sot ka rënë zjarr në terren të thepisur dhe po punohet për izolimin e tij. Nën mbikëqyrje vijojnë vatrat në Qafën e Helmës te Bulqizës, Qafën e Lugut, në Korçë, malin e Qukësit ne Prrenjas dhe Zhejë të Kurbinit. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 432 forca operacionale dhe 43 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 70 forca ushtarake dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore. Lajm në përditësim…. Ora 17:18 Zjarret në Ulëz të Dibrës vënë në rrezik shtëpitë, pritet evakuimi i banorëve të zonës Situata e krijuar nga zjarri në fshatrat e Ulzës në Dibër vijon të jetë kritike, pasi për shkak të përhapjes së perimetrit në një rreze prej 5 kilometër, rreziku ju është afruar edhe banesave.Situata mbetet kritike për shkak të erës së fortë dhe bimësisë së thatë. Ndërkohë pritet që nga momenti në moment të bëhet evakuimi i banorëve që kanë shtëpitë në këtë zonë për shkak se flakët po shkojnë drejt tyre.Edhe pse në rrugë tokësore janë dhjetëra forca të zjarrfikëses, shërbimit pyjor, mbrojtjes civile, të forcave të armatosura dhe vullnetarë, është e pamundur ndalja e hovit të zjarrit, ndërsa zona është e mbushur me tym që kufizon fushëpamjen dhe bëhet rrezik për asfiksimin e grupeve në terren. Share Xh.K/E.H/ReportTv.al Diber Tirane dajt zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.5% Drejtësia 65.7% Nuk e di 3.7% Vota total: 2953 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?