Transporti publik në Tiranë / Prej 25 vjetësh, sistemi klientelist i licencave mban Tiranën peng të autobusëve jashtë standardeve, ndërsa operatorët kërkojnë para shtesë dhe bashkia shmang përgjegjësinë për shërbimin... Operatorët e transportit publik të Tiranës, si çdo vit, edhe këtë herë kanë nisur karuselin e tyre, duke kërcënuar me uljen e numrit të autobusëve në qarkullim dhe duke shpallur falimentimin. Ky është një rit që përsëritet sistematikisht që nga viti 2001, kur Edi Rama, në postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, vendosi sistemin PPP në transportin publik.
Një skemë që prej 25 vjetësh është kthyer në një gangrenë të vërtetë, duke i lënë Tiranës shërbimin më të keq në Ballkanin Perëndimor. Autobusët nuk shërbejnë për të lëvizur shpejt dhe sipas një orari të përcaktuar, siç ndodh në çdo vend normal. Gjendja teknike dhe kushtet e brendshme janë më keq se në provincat e humbura të Indisë. Ajri i rëndë i mbyt pasagjerët, në dimër kanë ftohtë, ndërsa në verë digjen nga vapa.
Edhe siguria në transportin publik është e frikshme. Autobusët përplasen vazhdimisht në rrugë, shoferët konfliktohen me pasagjerët, ndërsa fatorinot e shfryjnë frustrimin ndaj udhëtarëve.
Transporti publik në Tiranë nuk është gjë tjetër veçse një spital i madh psikiatrik, ku operatorët dhe punonjësit dhunojnë minutë pas minute publikun që e përdor atë.
Udhëtarët u përkasin përgjithësisht shtresave më të brishta të shoqërisë, që nga personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe nënat me fëmijë, deri te punëtorët e krahut dhe qytetarët me të ardhura të ulëta.
Letrat e operatorëve, të cilët pretendojnë se po falimentojnë, përbëjnë një skandal dhe një shkelje të hapur të vetë misionit të tyre. Operatori i transportit publik nuk është një biznes privat që u ofron klientëve komoditet dhe standarde sipas kërkesave të tregut. Këtë e bën një subjekt privat, i cili paguan edhe detyrime të konsiderueshme fiskale dhe tatimore, ndërsa operatorët e transportit publik i kanë thuajse zero.
Transporti publik nuk ka klientë. Ai ka udhëtarë dhe abonentë. Ky rregull zbatohet në të gjithë botën, madje edhe në vendet me kapitalizmin më të egër. E gjithë Europa, por edhe vendet e Ballkanit, u ofrojnë qytetarëve transport publik të përshtatshëm.
Një operator që ka lidhur kontratë me bashkinë nuk mund të ankohet publikisht, sidomos kur nuk ka zbatuar asnjë standard transporti. Si mund të kërkojë fonde shtesë kur nuk ka respektuar standardet dhe detyrimet e kontratës?
Në çdo vend të botës, ankesat e subjekteve që kanë kontrata me shtetin nuk mund të vendosen mbi interesin publik. Operatorët e kanë nënshkruar kontratën për transportin publik duke pranuar një çmim të përcaktuar. Nuk ka rëndësi nëse arrijnë numrin e parashikuar të udhëtarëve apo sa para hyjnë në arkën e kompanisë.
Çdo subjekt mund të largohet nëse pëson humbje. Gjatë gjithë këtyre viteve, operatorët jo vetëm që nuk janë larguar, por janë përplasur mes tyre për të ruajtur pozitat monopoliste. Një operator mund të kontrollojë më shumë se dy ose tri linja të rëndësishme.
Problemi i kontratave me bashkinë ka natyrë ligjore. Mund të rritet çmimi i naftës apo i materialeve të tjera, por asgjë nuk duhet ta cenojë shërbimin, sepse ndërprerja ose kufizimi i tij shkel kontratën, e cila përbën një akt ligjor.
Kjo situatë është krijuar sepse Bashkia e Tiranës ka shkëlqyer në dështimin e saj për të garantuar një transport publik cilësor.
Operatorët e transportit publik janë pjesë e qokave politike, si të mazhorancës, ashtu edhe të opozitës. Megjithatë, kjo çështje nuk e ndryshon përgjegjësinë institucionale.
Bashkia e Tiranës duhet të garantojë të paktën një shërbim normal të transportit publik, me orare të përcaktuara për mbërritjen në çdo stacion, kushte minimale brenda autobusëve, pa i ngjeshur njerëzit si sardele, dhe komunikim të kulturuar me udhëtarët. Nëse bashkia nuk e garanton këtë shërbim, përgjegjësinë nuk e mban vetëm operatori, por në radhë të parë kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Edi Rama e krijoi këtë gangrenë në vitin 2001, kur ngriti një sistem klientelist që nuk u normalizua asnjëherë. Asnjë forcë politike nuk e ktheu transportin publik në një çështje serioze gjatë fushatave zgjedhore.
Sot, Tirana ka transportin publik më të prapambetur në Ballkan. Qytetarët kanë vetëm një alternativë, autobusët, të cilët funksionojnë jashtë çdo standardi. Kryeqytetet e tjera ofrojnë edhe tramvaje apo metro.
Për një metropol si Tirana, me rreth një milion banorë dhe qindra mijë turistë, një investim i madh në transportin publik është jetik. Deri tani, askush nuk e ka ngritur seriozisht këtë çështje. Aktorët politikë kërkojnë të marrin licencat e operatorëve zgjebarakë dhe më pas ankohen sa herë rritet çmimi i naftës./Pamfleti transporti publik tirana 2 Komente E Ernest Bilali 1 Shtator 2026, 12:02 EDHE KETE VEPER TE SHEMTUAR TE SHERBESTARISE NDAJ PUBLIKUT E KEMI PESHQESH NGA NJERZIT E NDRYSHKUR Edi Rama DHE I BURGOSURI PER KORRUPSION Erion Veliaj. I ndryshkuri Rama e krijoi këtë gangrenë në vitin 2001, kur ngriti një sistem klientelist që nuk u normalizua asnjëherë. I KORRUPTUMI Veliaj e çoi me tej dhe me te drejte PAMFLETI konstato se: Asnjë forcë politike nuk e ktheu transportin publik në një çështje serioze gjatë fushatave zgjedhore. Sot, Tirana ka transportin publik më të prapambetur në Ballkan. Qytetarët kanë vetëm një alternativë, autobusët, të cilët funksionojnë jashtë çdo standardi. Kryeqytetet e tjera ofrojnë edhe tramvaje apo metro. Për një metropol si Tirana, me rreth një milion banorë dhe qindra mijë turistë, një investim i madh në transportin publik është jetik. Deri tani, askush nuk e ka ngritur seriozisht këtë çështje. Aktorët politikë kërkojnë të marrin licencat e operatorëve zgjebarakë dhe më pas ankohen sa herë rritet çmimi i naftës Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Ku mbaron shteti dhe ku fillon partia? 31 Gusht 2026, 21:0821:08Politike Propagandë në vend të transparencës: Si Rama po i kthen ministrat në influencerë 31 Gusht 2026, 20:3920:39Politike Veliaj nuk delegon kompetencat pas shkarkimit të Ristanit, do të firmosë vetë nga paraburgimi; PD kërkon të mblidhet Këshilli 31 Gusht 2026, 19:2219:22Politike Marrëveshja nga e cila Rama s’mund të dalë aq kollaj! 31 Gusht 2026, 19:0819:08Politike Berisha merr vizën amerikane, drejt SHBA në të njëjtën datë kur e përjashtoi Basha 31 Gusht 2026, 17:3917:39Politike Pas përplasjes me Veliajn, Anuela Ristani largohet nga Bashkia e Tiranës 31 Gusht 2026, 17:1517:15Politike

