Edi Rama Në një demokraci funksionale, institucionet kushtetuese nuk ekzistojnë për t’i shërbyer shumicës qeverisëse. Ato janë krijuar pikërisht për të vendosur kufij ndaj pushtetit, për të kontrolluar ekzekutivin dhe për të mbrojtur qytetarin, kur shumica tejkalon kompetencat e saj... Në 14 vite (keq) qeverisje, Rama e ka shndërruar Partinë Socialiste në parti-shtet. Dhe shtetin në sulltanat! Mbledh ministrat në mjedise private, pa pikë respekti për institucionet shtetërore dhe zyrat e shtetit. Nuk ka kurrfarë koncepti se si funksionon një qeveri përmes shkresave dhe nuk ka asnjë nuancë shtetari. Për cilindo nga qytetarët që ende dyshon se Rama dhe sekti i tij në pushtet nuk e ka shndërruar Partinë Socialiste në parti-shtet në këto 14 vite (keq)qeverisje, mjafton të shikojë përgjigjet e dhjetë pyetjeve për praninë e autokracisë ekstreme në vendin tonë, si më poshtë:
A është thellësisht e politizuar administrata publike në Shqipëri?
Administrata publike është testi kryesor. Një nga treguesit më të rëndësishëm të ekzistencës ose jo të “partisë-shtet” është sa e pavarur është administrata publike nga partia politike në pushtet. Nëse qytetarët besojnë se karriera në administratë varet më shumë nga lidhja politike, sesa nga merita profesionale, atëherë shteti nuk është më i qytetarëve, por i partisë në pushtet.
Nëse nëpunësi mendon: “Duhet të jem korrekt me ministrin sepse ministri ka ardhur nga partia”, dhe jo “Duhet të jem korrekt me ligjin dhe institucionin”, atëherë shteti ka humbur humbur neutralitetin e tij dhe është bërë njësh me sektin në qeverisje.
Një administratë profesionale duhet t'i shërbejë shtetit, jo qeverisë së radhës.
A kanë tek ne pavarësi reale institucionet kushtetuese?
Në një demokraci funksionale, institucionet kushtetuese nuk ekzistojnë për t’i shërbyer shumicës qeverisëse. Ato janë krijuar pikërisht për të vendosur kufij ndaj pushtetit, për të kontrolluar ekzekutivin dhe për të mbrojtur qytetarin, kur shumica tejkalon kompetencat e saj.
Tek ne, nuk është se mungojnë institucionet kushtetuese dhe të pavarura në letër. Kushtetuta dhe ligjet parashikojnë një numër të konsiderueshëm institucionesh me autonomi dhe përgjegjësi të veçanta. Tek ne problemi është më i thellë dhe shtrohet me pyetjen: Sa të pavarura janë ato në praktikë?
Pavarësia juridike në letër nuk është domosdoshmërisht pavarësi reale. Një institucion mund të quhet i pavarur nga ligji, por ndëkohë është i ekspozuar fort ndaj ndikimit politik, përmes mënyrës së zgjedhjes së drejtuesve, financimit, emërimeve, presionit institucional, varësisë administrative dhe marrëdhënieve me shumicën parlamentare.
Këtë dobësi të theksuar dhe varësi të mëdha i ka shfrytëzuar për 14 vjet rrjesht Edi Rama dhe sekti i tij, duke i kthyer pothuajse të gjitha institucionet e pavarura dhe kushtetuese të vendit në dele të bindura të partisë-shtet.
Cila është shkalla e kontrollit parlamentar mbi ekzekutivin?
Tek ne kjo shkallë është shumë e ulët, ose gati zero. Nëse shumica për 14 vjet rrjesht i ka përdorur numrat për të miratuar çdo nismë të qeverisë, pa debat real, pa dëgjuar opozitën dhe pa reflektuar mbi kritikat e ekspertëve, atëherë Parlamenti është shndërruar në një noter të rëndomtë të qeverisë dhe në një pasqyrë fshehëse të partisë- shtet.
Në këto 14 vite, Kuvendi i Shqipërisë, për fat të keq, është shndërruar nga një institucion kontrolli, në një mekanizëm formal miratimi të vullnetit të Ramës dhe sektit të tij.
Një Parlament i fortë nuk matet me numrin e ligjeve që miraton. Matet me sa fort kontrollon ekzekutivin dhe sa projektligje të qeverisë ka kthyer mbrapsht, ndryshuar dhe korrektuar, në varësi të besimit të tij se projektligji nuk pasqyron qartë interesat e qytetarëve.
A kanë ndarje dhe kufi të qartë shteti dhe partia në pushtet?
Në një demokraci normale dhe funksionale ekziston një ndarje e qartë. Partia në pushtet vendos objektivat politike. Qeveria zbaton politikat publike dhe administrata shtetërore zbaton ligjin, ndërkohë që institucionet e pavarura kontrollojnë qeverinë dhe gjykatat kontrollojnë ligjshmërinë.
Në 14 vitet e fundit, kemi parë gjithnjë e më shumë funksionarë partiakë që shfaqen si përfaqësues të institucioneve shtetërore, institucione publike, ministri dhe bashki, që përdoren për avantazh elektoral. Kemi parë burimet publike dhe aktivitetin partiak të afrohen dhe të bëhen njësh me njëri-tjetrin. Kemi parë komunikimin qeveritar dhe propagandën partiake që janë bërë edhe ato të vështira për t'u dalluar nga njëra-tjetra.
Pikërisht, kur rolet e mësipërme përzihen dhe gati bëhen njësh, krijohet terreni pjellor për lulëzimin e partisë-shtet.
A e kanë bërë të pavarur drejtësinë SPAK dhe reforma në drejtësi?
Edhe pse reforma në drejtësi dhe krijimi i strukturave të reja të drejtësisë kanë sjellë një ndryshim të rëndësishëm në arkitekturën institucionale shqiptare (sidomos SPAK ka krijuar një mekanizëm më të fuqishëm për hetimin e korrupsionit), nuk duhet krijuar iluzioni se ekzistenca e SPAK zgjidh të gjithë problemin e pavarësisë së drejtësisë së vendit.
Një demokraci funksionale ka nevojë për një ekosistem kontrollesh, jo vetëm për një institucion të fuqishëm. Nevojiten drejtësi e pavarur + Parlament kontrollues + auditim efektiv + administratë profesionale + media e lirë + shoqëri civile aktive + institucione rregullatore të pavarura. Dhe këto në 14 vitet e fundit nuk i kemi.
A kanë transparencë prokurimeve publike dhe PPP-të?
Tek ne, mungesa e transparencës ne tenderat publikë, e denoncuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, SELDI dhe Transparency International, është gati e plotë. Një element thelbësor për të kuptuar shndërrimin e partisë në pushtet në parti-shtet është raporti i saj me paranë publike. Tenderat, koncesionet, partneritetet publiko-private dhe projektet strategjike krijojnë marrëdhënie të drejtpërdrejta ndërmjet shtetit dhe biznesit.
Këtu rreziku i “partisë-shtet” bëhet veçanërisht i ndjeshëm. Po pse? Sepse një parti që kontrollon qeverinë kontrollon gjithashtu pjesën më të madhe të buxhetit publik, investimeve publike, kontratave shtetërore, koncesioneve, lejeve dhe autorizimeve, politikave fiskale dhe politikave të investimeve.
Në kushtet kur transparenca dhe konkurrenca janë të ulta dhe gati zero, ndodh ngjizja e partisë-shtet. Sa më shumë vendimmarrja ekonomike të jetë e centralizuar dhe jo-transparente, aq më i madh është rreziku që pushteti politik të krijojë marrëdhënie të privilegjuara me grupe ekonomike. Sikurse sekti Rama ka krijuar në 14 vjet këto raporte okulte me oligarkët e Ramës!
A ka klientelizëm të thellë politik në këto 14 vite? “Partia-shtet” nuk krijohet vetëm përmes emërimeve politike. Krijohet edhe përmes një sistemi klientelist ku krijohen marrëdhënie: parti → administratë → biznes → media → interesa ekonomike → mbështetje politike.
Në 14 vitet e (keq)qeverisjes së Ramës, ky rrjet është bërë i qëndrueshëm dhe ka kapur plotësisht shtetin. Ai funksionon vetëm përmes lidhjeve dhe aksesit tek drejtuesi i sektit në pushtet. Kjo është një nga format më të sofistikuara dhe më të rënda të kapjes së shtetit.
A është neutrale administrata publike gjatë zgjedhjeve?
Administrata jonë publike ka qenë shërbëtore e bindur e partisë në pushtet në çdo garë zgjedhore të përgjithshme dhe vendore të zhvilluar në 14 vitet e fundit. Ajo ka kontrolluar burime që partitë opozitare nuk i kanë, si buxhetin e shtetit, punësimet e përkohshme me sfond politik, automjetet publike, zyrat, infrastrukturën administrative, stafin, informacionin, investimet publike, programet sociale dhe fondet publike. Dhe këto burime i ka përdorur pa kursim, madje shpesh me përkushtim, për aktivitet politik!
Partia në pushtet ka në dispozicion një administratë të tërë me 182 mijë të punësuar, ndërsa një parti opozitare duhet të mbledhë fonde, të punësojë njerëz, të organizojë aktivitete dhe të komunikojë me zgjedhësit.
A janë të pavarura mediat dhe informacioni publik?
Në demokraci, qytetari duhet të jetë në gjendje të dallojë informacionin shtetëror nga komunikimi politik. Kur komunikimi i qeverisë bëhet dominant dhe hapësira për media të pavarura ekonomisht është e dobët, krijohet një pabarazi e theksuar në informacion.
Shteti ka burime shumë më të mëdha se një parti opozitare. Nëse këto burime përdoren në mënyrë që qeveria të ketë vazhdimisht avantazh komunikimi, atëherë zgjedhjet mund të jenë formalisht të lira, por konkurrenca politike është tërësisht e pabarabartë.
A ka opozita mundësi reale të konkurrojë me sektin në pushtet, që ka kontrolluar shtetin për 14 vite?
Kjo kërkon administratë neutrale, përdorim të ligjshëm të burimeve publike, media pluraliste, institucione zgjedhore të besueshme, hetim të çdo forme të keqpërdorimit të administratës dhe trajtim të barabartë të subjekteve politike.
Nëse një parti hyn në zgjedhje me avantazhin e shtetit pas vetes, madje duke qenë vetë parti-shtet, atëherë barazia e konkurrencës politike në vend vihet në pikëpyetje serioze.
Një qeveri që qëndron gjatë në pushtet duhet të jetë tejet më e kujdesshme, dhe kurrsesi jo më pak, për të garantuar pavarësinë e administratës, drejtësisë, institucioneve të kontrollit, medias dhe procesit zgjedhor. Sekti Rama në pushtet ka bërë pikërisht të kundërtë. Dhe në vend të mbajtjes së demokracisë, me partinë-shtet, ka instaluar një autokraci të thellë dhe të rrezikshme. Demokracia shuhet, kur tek qytetarët krijohet bindja se shteti është i një partie dhe se partia është e pandashme nga shteti.
Dhe pas 14 vitesh (keq)qeverisjeje të Ramës, ky është pikërisht rreziku që Shqipëria dhe shqiptarët duhet ta kenë parasysh shumë më fort dhe ta marrin akoma dhe më seriozisht. edi rama bujar leskaj sekti shteti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Pse ndërtimi është kthyer në një sektor të rrezikshëm për ekonominë? 1 Shtator 2026, 14:5414:54Forum Protestat, një moment përcaktues për Shqipërinë! 1 Shtator 2026, 14:0514:05Forum Tirana nuk mund të qeveriset nga qelia! Lironi Erion Veliajn të shkojë në Bashki! 1 Shtator 2026, 12:2012:20Forum Tiranë–Dallas dhe kthim! 31 Gusht 2026, 20:4320:43Forum Vdekja e nënës shtatzënë skandal për Shëndetësinë, SPAK duhet të hetojë! 31 Gusht 2026, 18:0818:08Forum Ballkanizimi i Perëndimit! 31 Gusht 2026, 14:2514:25Forum

