Era e fortë ka përkeqësuar zjarrin në Gojan të Vogël Pukës. Zjarri ka djegur mullirin e fshatit, teksa raportohet se flakët po përhapen drejt fshatit Gojan i Madh. Shërbimi zjarrfikës ndodhet në terren. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në gjithe vendin janë aktive 5 vatra zjarri nga 35 vatra të raportuara gjatë 24-orëshit te fundit. LEXO edhe...Era favorizon flakët në Gojan të Pukës, digjet mulliri i fshatit Për përballimin e situatës janë angazhuar 382 forca operacionale dhe 40 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 90 efektivë dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore. Përveç Pukës, vatra aktive raportohen në Lufaj të Mirditës, Gjormin e Sipërm të Malësisë së Madhe, Tunjë e Re në Gramsh dhe Dajt të Tiranës. Vatrat aktive: Dajt, Tiranë - vijon puna për shuarjen e zjarrit, sot me mbështetjen e 30 efektivëve të FA. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra e Priskës është në kontroll. Lufaj, Mirditë - vatra vijon aktive me intensitet të ulët dhe forcat operacionale vazhdojnë punën. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Tërbun-Gjegjan-Gojan, Pukë - situata në sipërfaqet pyjore të Tërbunit është përmirësuar, ndërsa vatrat në Gjegjan dhe Gojan vijojnë aktive. Gjatë operacionit u evakuua një familje dhe, falë ndërhyrjes së forcave, u shmang rreziku për banesën. Sot operacioni mbështetet nga 40 efektivë të FA dhe 2 helikopterë. Gjorm i Sipërm, Malësi e Madhe - vijon puna për shuarjen e vatrës së riaktivizuar me 2 automjete zjarrfikëse dhe 6 efektivë të MZSH. Tunjë e Re, Gramsh - vijon puna për izolimin dhe shuarjen e zjarrit; nuk ka rrezik për zonat e banuara. Gurë-Lura mbetet nën kontroll pas shuarjes së zjarrit, ndërsa në Qafë Helmes vijon puna e forcave operacionale, pa rrezik për zonat e banuara. Lajm në përditësim… Ora 15:01 Era favorizon flakët në Gojan të Pukës, digjet mulliri i fshatit Zjarri në Gojan të Vogël të Pukës është përkeqësuar si pasojë e erës.Si pasojë e flakëve zjarri ka djegur mullirin e fshatit, teksa vijon të përhapet drejt Gojan të Madh. Share Ora 12:21 Zjarr në Janç Mal të Gramshit, terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO) Një vatër zjarri është regjistruar sot në fshatin Janç Mal, Gramsh.Terreni i thepisur ka vështirësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikësve.Për neutralizimin e zjarrit janë angazhuar 8 punonjës te shërbimit zjarrfikes dhe 5 punonjës të shërbimit pyjor të Gramshit. Share Ora 10:29 Dy vatra zjarri në Mirditë, nuk ka rrezik për banesat Zjarri që ka përfshirë territorin e Pukës ka kaluar edhe në Mirditë, duke aktivizuar një vatër në lagjen Molaj, në fshatin Shtuf, Kaçinar.Sipas informacionit zyrtar, zjarri ka ardhur nga Mali i Tërbunit në Pukë dhe vijon të jetë aktiv. Për shuarjen e tij po punojnë katër efektivë zjarrfikës me një mjet, ndërsa ndërhyrja po kryhet edhe me mjete personale.Ndërkohë, aktive vijon të jetë edhe vatra pranë Shpellës së Valit, në fshatin Përlat i Epërm, si vazhdim i zjarrit të Lufajve. Zjarri paraqitet me intensitet të ulët. Në këtë zonë po punojnë një mjet zjarrfikës me katër efektivë, si dhe tetë punonjës të shërbimit pyjor. Edhe këtu ndërhyrja po kryhet me mjete personale.Në të dyja vatrat nuk raportohet rrezik për banesat.Vatra e zjarrit në Rrajë të Velës është shuar mbrëmjen e djeshme. Share Xh.K/ReportTv.al zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.7% Shoqëria 27.2% Social media 16.1% Vota total: 4649 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

