Lajme Zone
Flotilja pro-Palestinës dhe Greta Thunberg niset sonte nga Brindisi drejt Sazanit në mbështetje të Flamingove!
PolitikëPamfleti

Flotilja pro-Palestinës dhe Greta Thunberg niset sonte nga Brindisi drejt Sazanit në mbështetje të Flamingove!

Tre varka me vela, pjesë e flotiljes pro-palestineze që është pjesë e Sumud Flotilla, organizatë që drejtohet nga Greta Thunberg, do të nisen sot në mbrëmje drejt Sazanit, ku nesër në mëngjes do të mbajnë një protestë në det të hapur, e cila do të transmetohet live në mediat kryesore të botës, duke nisur nga CNN e BBC.

Tre varka të flotiljes së Greta Thunberg nisen sonte nga Brindisi drejt Sazanit. Nesër në mëngjes do të protestojnë në det të hapur me thirrjen: “Shqipëria nuk është në shitje!” Tre varka me vela, pjesë e flotiljes pro-palestineze që është pjesë e Sumud Flotilla, organizatë që drejtohet nga Greta Thunberg, do të nisen sot në mbrëmje drejt Sazanit, ku nesër në mëngjes do të mbajnë një protestë në det të hapur, e cila do të transmetohet live në mediat kryesore të botës, duke nisur nga CNN e BBC. Në njoftimin për shtyp që është publikuar në faqen e Sumud Flotilla, theksohet: Ka histori që përshkojnë detin dhe pastaj, në njëfarë mënyre, rikthehen në shtëpi.

Në vitet ’90, mijëra shqiptarë mbërritën në Itali duke kaluar Adriatikun. Sot, një pjesë e diasporës shqiptare po përgatitet të bëjë udhëtimin në të kundërt: nga Pulia drejt Shqipërisë, për të mbështetur Revolucionin e Flamingove dhe të drejtën e njerëzve për të qëndruar në tokën e tyre. Tri varka të Global Sumud Flotilla Italia do të mbajnë me vete një kujtesë të fuqishme, një të tashme dhe një të ardhme që së bashku duam ta ndërtojmë dhe ta rimarrim, duke çliruar tokat dhe detin tonë nga kolonializmi evropian, amerikan dhe sionist.

Dalia e ka rrëfyer këtë histori për Middle East Eye, duke u dhënë zë shoqeve shqiptare dhe të gjithë atyre që luftojnë për të drejtën për të pasur një shtëpi, për të qëndruar dhe për t’u kthyer, nëse duan dhe kur duan.

Shqipëria nuk është në shitje! Liri Palestinës! Mesdhe i lirë, i dekolonizuar!”.

Duket fare e qartë se kjo organizatë që proteston kundër investimit në Sazan dhe Zvërnec ka një orientim të majtë dhe antiizraelit. E financuar nga Soros, ajo ka degët e saj në të gjithë Europën e është e njohur për flotiljen e madhe me varka pa motor që mbërriti para disa muajsh me ndihma për Gazën, por që u ndalua nga ushtria izraelite. Organi mediatik mbështetës i Sumud Flotilla është Middle East Eye, një organizatë e fuqishme e financuar nga Katari me qendër në Londër.

Mbështetje të protestës nga deti kanë shprehur edhe artistë e intelektualë të njohur nga Shqipëria. Kolë Lacaj, pjesëtari i kompleksit muzikor “Shkodra Elektronike”, thotë në një video të postuar nga faqja e Sumud Flotilla se përkrah revolucionin e flamingove në Shqipëri e ky manifestim në Sazan është një vëllazëri kundër miliarderëve. Ai thekson se vetë nuk do të jetë prezent në protestë, se po merret me materialet muzikore të grupit që drejton. Ndërkaq, Florjan Binaj, aktori dhe aktivisti i njohur, ka shprehur respekt për Sumud Flotilla dhe Kolën në faqet e rrjeteve sociale. /Pamfletigreta thunberg flotilja sazan img 4862 img 4861 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Bilanci i zjarreve në 24 orë: 35 vatra, 5 ende aktive; ushtria dhe helikopterët në terren 20 Gusht 2026, 10:0710:07Aktualitet Zjarri djeg dhjetëra hektarë pyje në Pukë, flakët kërcënojnë banesat e fshatit Gojan i Vogël 20 Gusht 2026, 08:1108:11Aktualitet “Për grevën e Sindikatave i dhashë udhëzime Fatos Nanos, por s’duhet të ndërpresim veprimtarinë komuniste", raporti i Ramiz Alisë në Byronë Politike ’91 20 Gusht 2026, 08:0608:06Aktualitet Tragjedia në Durrës, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri 20 Gusht 2026, 07:4207:42Aktualitet Merr kthesë moti, zbuloni çfarë parashikojnë meteorologët për ditën e sotme 20 Gusht 2026, 07:1807:18Aktualitet Divjaka nuk tërhiqet/ 20 ditë protestë kundër shkrirjes së bashkisë me Lushnjën, qytetarët marshojnë në rrugë 19 Gusht 2026, 22:4322:43Aktualitet