Mbledhja jashtë radhe e Këshillit Bashkiak të Maliqit, e thirrur për të diskutuar qëndrimin mbi Reformën Territoriale, u mbyll pas rreth 20 minutash. Këshilltarët e majtë deklaruan se nuk do të merrnin vendim për propozimin që pritet t'i përcillet Kuvendit. Ditën e sotme ishte parashikuar të merrej një vendim lidhur me shkrirjen e Bashkisë Maliq dhe bashkimin me Korçën. Reforma Territoriale tensionin mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Maliqit, e thirrur jashtë radhe për të diskutuar Reformën Territoriale, është ndërprerë pas largimit të këshilltarëve të majtë.
Në rendin e ditës ishte parashikuar miratimi i qëndrimit zyrtar të Këshillit Bashkiak të Maliqit, i cili më pas do t'i dërgohej Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të procesit për shkrirjen e Bashkisë Maliq dhe bashkimin me Korçën.
Mbledhja ishte njoftuar të niste rreth orës 10:00 dhe zgjati vetëm rreth 20 minuta.
Gjatë saj, grupi i këshilltarëve të majtë deklaroi se nuk do të shprehej përmes një vendimmarrjeje lidhur me propozimin që duhet t'i dërgohet Parlamentit.
Pas këtij qëndrimi, kryetari i Këshillit Bashkiak deklaroi mbylljen e mbledhjes. Këshilltarët e majtë u larguan menjëherë nga salla, ndërsa vendimi për ndërprerjen e takimit shkaktoi reagime nga përfaqësuesit e opozitës dhe qytetarët e pranishëm. Këshilltarët socialistë braktisin mbledhjen Këshilltarët e opozitës vijuan me deklaratat e tyre edhe pas largimit të kolegëve të majtë.
Situata u shoqërua edhe me debat në sallë. Një i moshuar hyri në ambientet ku po zhvillohej mbledhja me një shkop në dorë dhe kundërshtoi vendimin për mbylljen e saj. Ai debatoi gjithashtu me kryetarin e Këshillit Bashkiak. Mbledhja u mbyll pa miratuar qëndrimin që ishte parashikuar t'i përcillej Kuvendit për Reformën Territoriale.
Ditën e sotme ishte parashikuar të merrej një vendim lidhur me shkrirjen e Bashkisë Maliq dhe bashkimin me Korçën. whatsapp image 2026 08 20 at 10 sd 900 0 1787215215xmaliq 995 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Raporti sekret i NATO-s për vendet anëtare: Cilat shtete janë të rrezikuara nga sulmet ruse 20 Gusht 2026, 09:3209:32Politike Kush e futi dhëndrin e Trump në “kurthin” e pronave shqiptare? 19 Gusht 2026, 22:0522:05Politike Kryeministër, vrasja nuk mbulohet dot me muzikë! 19 Gusht 2026, 21:0721:07Politike "E sheh veten mbret", Alimehmeti: Me Ramën në krye s'ka zgjedhje të lira dhe të ndershme! 19 Gusht 2026, 18:5718:57Politike Reforma territoriale, Boçi: 46 bashki e largojnë pushtetin nga qytetari, PD i thotë “jo” 19 Gusht 2026, 15:2115:21Politike Turisti u vra në Ksamil, Lamallari bën filozofin nga Tirana; policët nën akuzë për fshehje krimi 19 Gusht 2026, 12:5512:55Politike

