Lajme Zone
Zjarret në vend, 4 vatra aktive! Problematikë mbetet Dajti dhe Lundre në Mat
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret në vend, 4 vatra aktive! Problematikë mbetet Dajti dhe Lundre në Mat

Zjarret në vendin tonë mbeten ende një problematikë edhe këtë fillim shtatori. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, prej të cilave 4 mbeten aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje.

Zjarret në vendin tonë mbeten ende një problematikë edhe këtë fillim shtatori. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, prej të cilave 4 mbeten aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje. Dajt, Tiranë - vijojnë vatra aktive në drejtim të Qafë-Priskës. Ditën e djeshme u angazhuan 15 zjarrfikës, 9 forca të ADZM-së, 20 ushtarakë dhe 1 helikopter. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Bulqizë - Aktiv mbetet edhe një vatër zjarri në një sipërfaqe të gjerë me shkurre dhe dëllinja në Vajkal. Për fikjen e tij u angazhuan 11 forca zjarrfikëse, 5 pyjore, 7 vullnetarë dhe 30 ushtarakë. LEXO EDHE:Kamëz/ Bie në kontakt me telat e tensionit të lartë, vdes 27-vjeçari! Po rregullonte depozitën e ujit mbi tarracën e shtëpisë së xhaxhait (EMRI) Lundre, Mat - vijon zjarri në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore; u angazhuan 40 forca, 20 ushtarakë dhe 1 helikopter. Ura e Shtrenjtë, Shkodër – vatër aktive në terren të thepisur; po punohet për izolimin dhe parandalimin e përhapjes. Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 432 forca operacionale dhe 43 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 70 forca ushtarake dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore. Lajm në përditësim…. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Diber Tirane dajt zjarret 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Gusht, 11:16

Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.6% Drejtësia 65.8% Nuk e di 3.5% Vota total: 2452 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?