Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret në Shkodër/ Prefektja: Banesat në Bardhaj jashtë rrezikut, terreni malor vështirëson izolimin e flakëve


Situata e zjarreve në qarkun e Shkodrës vijon të jetë problematike me disa vatra aktive, ku më kritike paraqitet gjendja në Bardhaj prej tre ditësh dhe në Malin e Tërbunit në Pukë.

Situata e zjarreve në qarkun e Shkodrës vijon të jetë problematike me disa vatra aktive, ku më kritike paraqitet gjendja në Bardhaj prej tre ditësh dhe në Malin e Tërbunit në Pukë.

Prefektja e qarkut, Holta Duda bëri me dije se rreziku për banesat në Bardhaj për momentin është evituar falë pozicionimit të forcave zjarrfikëse dhe koordinimit të ndërhyrjes nga ajri e toka.

“Në Shkodër aktualisht, në fakt në nivel qarku, kemi disa vatra aktive. Situata ka qenë më tepër problematike gjatë orëve të vona të pasdites së djeshme, ku paralelisht kishim disa vatra me përmasa mjaft të mëdha në të gjithë qarkun të përhapura. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Aktualisht ne gjendemi pikërisht këtu në Bardhaj, ku prej tre ditësh tashmë të gjitha forcat operacionale gjenden në terren duke ndërhyrë në situatat imediate, pra pranë banesave. Forcat zjarrfikëse, efektivët zjarrfikës dhe mjetet zjarrfikëse janë të pozicionuara pranë banesave, meqenëse komplet zona e shpatit më pas e kodrave, siç shihet edhe nga pamjet, le të themi është një terren shumë i vështirë për t’u aksesuar.

Terren i cili vihet në mënyrë të koordinuar në akses nga forcat tokësore duke u koordinuar me ndërhyrjen nga ajri, ku pasi ulet intensiteti i zjarrit i vatrave me ndërhyrjen nga ajri, koordinohet me ndërhyrjen nga toka për të minimizuar dëmet dhe për të izoluar pikërisht banesat.

Në këtë moment që ne flasim situata paraqitet pak më e qetë. Vatra e zjarrit ka shtrirje, por në terrenin malor, pra në zonën e Shkodrës, komplet pjesa e kodrës.

Për banesat në këtë moment është evituar rreziku dhe patjetër që janë në monitorim të afërt të efektivëve zjarrfikës, të cilët ndodhen aty për çdo ndërhyrje në rast riaktivizimi të mundshëm”, tha perfektja.

Terreni i vështirë kodrinor e malor mbetet sfida kryesore për izolimin e plotë të flakëve. Në zonën e Pukës, krahas mjeteve vendore, nga orët e para të mëngjesit janë angazhuar edhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura. Të gjitha grupet operacionale mbeten në terren për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar riaktivizimin e mundshëm të vatrave.

“Përveç situatës që po kalohet në Bardhaj tashmë prej tre ditësh, ku po operohet pa ndërprerje, një situatë mjaft problematike paraqitet edhe njëherë në zonën e Pukës, në Malin e Tërbunit, në një fshat pak më poshtë se sa zona ku kishim situatën para disa ditëve, para disa javëve.

Situata në fakt edhe atje është mjaft problematike. Të gjitha forcat operacionale vendore janë të angazhuara. Gjithashtu sot që në orët e para të mëngjesit janë angazhuar edhe 50 efektivë nga Forcat e Armatosura, të cilët po bëjnë të mundur ndërhyrjen në një terren që duhet thënë është mjaft i vështirë”, shtoi Duda. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Shkodërzjarret