Lajme Zone
Transportonin emigrantë të paligjshëm në Shqipëri, arrestohen dy persona në Elbasan
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Transportonin emigrantë të paligjshëm në Shqipëri, arrestohen dy persona në Elbasan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se transportonin emigrantë nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar.

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se transportonin emigrantë nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar.

Operacioni është zhvilluar në kuadër të fazave të reja të operacionit policor të koduar “Aksi”, i cili synon goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt përfitimit.

Sipas Policisë, gjatë dy fazave të fundit të operacionit janë arrestuar në flagrancë dy shtetas. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në kuadër të fazës “Aksi 4”, u arrestua L. L., 23 vjeç, banues në Shkozet, ndërsa gjatë fazës “Aksi 5”, u arrestua E. M., 20 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë operacionit, uniformat blu kanë konstatuar se dy të arrestuarit transportonin 8 emigrantë nga vendet e treta, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi edhe dy automjete, të cilat dyshohet se janë përdorur për transportimin e emigrantëve.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet emigrante te paligjshempolicia e elbasanit