Muaji gusht u mbyll me 22 viktima nga aksidentet rrugore, ndërsa bilanci i muajve janar-korrik pasqyron një rritje prej 10% të tyre. Edhe mëngjesi i së hënës nisi me tre aksidente, dy prej tyre me 2 viktima. Kodi i ri Rrugor i ashpërsoi masat, por për ekspertin Gëzim Hoxha, kjo nuk mjafton. Në një lidhje direkte me “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, ai thotë se ka mungesë vizioni për sigurinë rrugore. Një nga problemet kryesore janë edhe specialistët që japin mësim në autoshkolla, të cilët nuk zotërojë njohuritë e duhura për të përgatitur drejtuesit e rinj. LEXO edhe...Traileri shkakton përplasjen e disa makinave në aksin Lushnjë-Kuçovë, një nga drejtueset e mjeteve përfn në spital (VIDEO) “Në radhë të parë ka mungesë vizioni nga ata që merren me sigurinë rrugore. Ndalesa e aksidenteve nuk është në momentin përfundimtar, fillon te edukimi, si do të funksionojnë shkollat, temat e mësimit, specialistët që japin mësim në autoshkolla. Ata që s’kanë mbaruar shkollën për automobil, shpjegojnë për automobil. Ky është një skandal. Autoshkolla nëse do t’i përgatisë këta njerëz mirë, nuk bëjnë gabime në rrugë”, shprehet Hoxha. Shifrat e publikuara nga INSTAT, të cilat raportuan 165 aksidente në korrik dhe 159 në gusht, për ekspertin e humbasin vlerën pasi nuk janë të thelluara në elementët që ndikojnë te ngjarjet rrugore. Vetëm gjoba e policit nuk mjafton, thotë Hoxha. “A kemi ne ndonjë të dhënë sesa motoçiklistë kanë humbur jetën dhe sa probleme sjellin në trafik? Ai ha kohën time. Ne vëmë gjoba, duhen patjetër. Janë nja 300-400 mijë makina qe jepen me qira. Kush i menaxhon teknikisht? A ka një drejtues teknik që thotë se duhet të bëjë shërbim teknik? A ka një statistikë INSTAT se sa prej këtyre automobilëve me qira kanë sjellë aksidente? Firmat e mëdha që kanë kamionë, kush i drejton këto? Siguria rrugore është mozaik, nuk është thjesht gjoba e policit”, shprehet eksperti. P.J/ReportTv.al gezim hoxha aksident rrugor Sot Live në Shqipëri Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 83.4% Magjistratëve 11.5% Nuk e di 5.1% Vota total: 392 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

