Lajme Zone
Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga dy të rinj në Elbasan! Sekuestrohen 2 makina
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga dy të rinj në Elbasan! Sekuestrohen 2 makina

Dy të rinjtë janë të moshave 20 dhe 23 vjeç.

Dy të rinj të moshave 20 dhe 23 vjeç janë arrestuar në Elbasan për trafik emigrantësh. Me anë të dy makinave, tashmë të sekuestruara, të rinjtë transportonin 8 emigrantë nga Vendet e Treta. LEXO edhe...Iu afrua banesave, shuhet zjarri në Krastë të Elbasanit Njoftimi i policisë: DVP Elbasan/Finalizohen 2 faza të tjera të operacionit policor të koduar “Aksi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt përfitimit Arrestohen 2 shtetas që transportonin 8 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri. Sekuestrohen 2 automjete të përdorura për transportimin e emigrantëve. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Elbasan, në vijim të operacionit policor të koduar “Aksi”, bazuar në informacionet e siguruara, kanë finalizuar edhe 2 faza të tjera të këtij operacioni. Konkretisht: Gjatë fazës së operacionit “Aksi 4”, u arrestua në flagrancë shtetasi L. L., 23 vjeç, banues në Shkozet. Gjatë fazës së operacionit “Aksi 5”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 20 vjeç, banues në Durrës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet e përdorura për transportimin e emigrantëve. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/ReportTv.al trafik emigrantesh Elbasan arrestim Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 83.4% Magjistratëve 11.5% Nuk e di 5.1% Vota total: 392 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?