Prej 4 ditësh, zjarri i përmasave të mëdha ka djegur mbi 300 hektarë pyje me bredh, pishë te zezë dhe kullota në Parkun Kombëtar të Lurës. Aktualisht në terren janë 65 efektivë të FA dhe një zjarrfikëse. Zjarri është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për jetën e njerëzve dhe banesat. Më herët në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan edhe dy avionë Air Tractor dhe dy helikopterë. Ndaj dy rojeve dhe përgjegjësit të parkut nisën hetimet, por Policia ende s’ka identifikuar autorin e zjarrvënies. LEXO EDHE:Zjarr në një apartament pranë stadiumit 'Selman Stërmasi', ndërhyrja e zjarrfikësve shmangu më të keqen (VIDEO) Në Abaze të Krujës, është ende aktive një vatër zjarri, por nuk ka rrezik për zonat e banuara. në terren janë 32 efektivë, 1 zjarrfikëse, 1 ambulancë dhe 1 helikopter i Forcave të Armatosura. Edhe në Zidoll situata është kritike. Aktualisht po punohet nga ajri dhe nga toka, sepse afër gjenden depot me municione të guroreve, të cilat fatmirësisht nuk janë në rrezik. Situata është e vështirë pasi rrezikohet edhe Krasta. Gjatë operacionit u lëndua në këmbë, nga rënia e gurëve, zjarrfikësi Ali Tupi. Në Dajt 2 helikopterë të Forcës Ajrore janë angazhuar për fikjen e zjarrit, i cili nuk paraqet rrezik për banesat apo bizneset. Një tjetër vatër zjarri është shfaqur ne pyjet e Tërbunit ne Pukë, ku flakët po përhapen me shpejtësi nga era. Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor nuk mund të ndërhyjnë pasi nuk ka rruge. Po kështu po digjen masive pyjore në Bulqizë, Përmet, Mirditë, Shkodër, Librazhd e Cërrik. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar rreth 800 efektive me 60 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë, 2 avionë. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 18:24 Krujë/ Zidolli i mbuluar nga tymi, zjarrfikësit në garë me kohën për të shuar flakët Në kushte të vështira dhe me rrezik të lartë, forcat zjarrfikëse në Zidoll të Krujës nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe po vijojnë punën për të shuar çdo vatër zjarri që kërcënon zonën.Pamjet e siguruara nga korrespondentët e Report TV tregojnë pemë të shkrumbuara, zonën e mbuluar nga tymi dhe zjarrfikësit që punojnë pa ndërprerje për të shuar flakët.Operacioni po zhvillohet si nga toka, ashtu edhe nga ajri. Ndërhyrja vijon në Zidoll, ndërsa në lagjen Abaze zjarri është riaktivizuar dhe forcat janë angazhuar për vënien e tij nën kontroll. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 18:05 Zjarret në vend, ministri Nufi: S’ka rrezik për banesat dhe jetët e qytetarëve! Flakët nën kontroll edhe në Dibër Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka bërë një përditësim të situatës së zjarreve në vend, ku ka evidentuar edhe vatrat më problematike.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nufi thekson se nga zjarret në vend, nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara apo për jetët e qytetarëve.Nufi ka njoftuar gjithashtu se situata më problematike aktualisht paraqitet në Lurë dhe Bulqizë të Dibrës, Dajt të Tiranës dhe Abaze të Krujës.Reagimi i Nufit:Vijon intensivisht angazhimi i efektivëve të Forcave të Armatosura në përballimin dhe menaxhimin e vatrave në Lurë, Dajt, Krujë dhe Bulqizë.LURË - Në terren, 65 efektivë të FA dhe një zjarrfikëse. Zjarri është nën kontroll; nuk ka rrezik për jetën e njerëzve dhe banesat.DAJT - 2 helikopterë të Forcës Ajrore të angazhuar për fikjen e zjarrit. Nuk paraqitet rrezik për banesat apo bizneset.ABAZE, KRUJË - 32 efektivë, 1 zjarrfikëse, 1 ambulancë dhe 1 helikopter të angazhuar nga Forcat e Armatosura. Nuk ka rrezik për zonat e banuaraBULQIZË - 22 efektivë dhe 3 mjete të angazhuara nga Forcat e Armatosura. Situata pranë qendrave të banuara është nën kontroll të plotë, pa rrezik për jetën e njerëzve dhe banesat e tyre.Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm ndërsa forcat operacionale vijojnë punën pa ndërprerje për izolimin dhe shuarjen e vatrave, me prioritet mbrojtjen e jetës së njerëzve, banesave, pronave dhe mjedisit. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 16:48 Zjarri në parkun e Lurës në Dibër jashtë kontrollit, flakët djegin 300 hektarë pyje! Në operacion 2 avionë dhe 2 helikopterë Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit brenda parkut kombëtar të Lurës në Dibër.Prej 4 ditësh zjarri i përmasave të mëdha ka djegur mbi 300 hektarë pyje me bredh dhe kullota.Zjarri ka përfshirë kurorën e Lurës nga Borje Lura, majën e Runjës, Livadhet e Stafës dhe po del në Lanë Lurë.Edhe ditën e sotme janë mbi 250 forca të Bashkisë, emergjencave civile, zjarrfikës dhe rreth 40 ushtarë në terren, por ende nuk është bërë e mundur vënia nën kontroll e flakëve.Për 3 ditë në ndihmë të tyre kanë qenë 2 avionë dhe 2 helikopterë, por pa mundur t’i shuajnë flakët. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 15:24 Pukë/ Zjarr në sipërfaqet pyjore të Tërbunit, flakët po përhapen me shpejtësi! E pamundur ndërhyrja e automjeteve zjarrfikëse Një tjetër vatër zjarri u shfaq mesditen e kësaj të premte në sipërfaqet pyjore të Pukës.Zjarri, i cili ka rënë në sipërfaqet pyjore të Tërbunit po përhapet me shpejtësi, i ndihmuar edhe nga era e fortë.Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor kanë mbërritur pranë vatrës, por mungesa e rrugëve për automjetet e ka bërë të pamundur ndërhyrjen.Aktualisht zjarrfikësit e Pukës po punojnë me mjete rrethanore me qëllim izolimin e vatrës në njëren anë.Zjarri përveç sipërfaqeve pyjore nuk rrezikon banesa, stane bagëtish apo linja të tensionit të lartë.Fillinisht dyshohet se vatra e zjarrit që nisi në Fushë-Lajë të malit të Tërbunit në Pukë është e qëllimshme. Për këtë arsye është ngritur edhe një grup hetimor, i cili po operon ne malin e Tërbunit. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 15:17 Në luftë me flakët dhe me shëndetin/ Guri shkëputet nga mali dhe lëndon zjarrfikësin në Krujë (VIDEO) Njëri prej zjarrfikësve që prej ditësh lufton me flakët në Krujë, është goditur nga një prej gurëve që rrokullisen nga mali. Bëhet fjalë për Ali Tupin, zjarrfikësin i cili tregoi për Report Tv se ka vijuar detyrën edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore.Gjatë ekzaminimit, mjeku i thotë se shpreson që incidenti mos të ketë prekur tendinat.Një ditë më parë, Ali Tupi tregoi edhe për dëmtimet në mushkëri, ndërsa në xhep mbante ilaçet. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 14:19 Kurora e gjelbër e Lurës mbulohet nga tymi, zjarri u afrohet 2 banesave, forcat në terren punojnë pa ndërprerje (FOTO) Pamjet që vijnë nga Lura tregojnë një peizazh të mbuluar nga tymi i dendur. Nga e gjithë kurora e gjelbër e pyllit ngrihen shtëllunga të bardha tymi, ndërsa në disa zona edhe rrezet e diellit humbasin mes vatrave të zjarrit. Në terrenin e vështirë, zjarrfikësit vijojnë punën për të frenuar përhapjen e flakëve.Sipas informacionit më të fundit, zjarri është afruar pranë dy banesave, por falë ndërhyrjes së forcave në terren, për momentin rreziku është larguar. Ndërkohë, po punohet për krijimin e një vije ndarëse me zjarrin, ndërsa era e fortë vazhdon ta vështirësojë operacionin.Në terren janë angazhuar zjarrfikësit, strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Dibër, Policia e Shtetit, administrata e Zonave të Mbrojtura, vullnetarë dhe familjarë. Në vijim pritet të shtohen edhe avionët dhe trupat e Forcave të Armatosura për të mbështetur operacionin. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 12:32 Flakët që përpinë Lundrën e Priskën, pamjet me dron tregojnë ç’mbeti pas zjarrit Pas situatës së vështirë të ditëve të fundit të zjarrit që zbriti nga Mali i Dajtit, në portat e Tiranës, në Priskë dhe Lundër, gjendja paraqitet më e qetë sot.Pamjet me dron tregojnë pasojat e flakëve që shkrumbuan sipërfaqe të tëra me bimësi duke i kthyer në hi. Njolla të zeza hiri kanë zënë vendin e hapësirave të gjelbëruara.Operacionet vijojnë mbi tunelet e Qafë-Mollës dhe në Priskë të Madhe, por pa rrezik për banesat. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 12:11 Kruja nuk gjen qetësi, sërish zjarr në Zidoll pranë depove të eksplozivit të guroreve (VIDEO) Një zjarr ka rënë sërish në fshatin Zidoll të Kujës.Vatra e zjarrit ashtu edhe si para dy ditëve ndodhet në afërsi të depove të eksplozivit të guroreve.Terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 11:16 Zjarri në Tiranë, vijon ndërhyrja nga ajri për izolimin e plotë të vatrave (VIDEO) Edhe pse situata në Priskë e Lundër është përmirësuar dhe nuk paraqet rrezik, edhe këtë të premte vijon ndërhyrja nga ajri.Siç shihet edhe nga pamjet në këto zona po operon një helikopter për shuarjen edhe të vatrave më të vogla. Xh.K/Shqiptarja.com Share P.J/R.Xh/Shqiptarja.com TAG: lure Diber zjarret 2026 Fier peshtan krujë Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.3% Jo 52.7% I/e dyzuar 7% Vota total: 5369 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
