Ditët e nxehta të këtij sezoni veror po shoqërohen me një fluks rekord të konsumit të energjisë elektrike, ndërsa ekipet e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes po përballen njëkohësisht me situata të vështira të krijuara nga zjarret pranë nënstacioneve dhe linjave të transmetimit. Sipas ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, më 12 gusht 2026 u regjistrua rekordi i ri i konsumit ditor, me rreth 27,809 MWh, ose 5% më shumë se rekordi i mëparshëm i 13 gushtit 2025.
Edhe mesatarja ditore e konsumit për periudhën 1–12 gusht 2026 ka arritur në 25,787 MWh, rreth 22% më shumë se mesatarja e gushtit 2025.
Korriku dhe gushti 2026 kanë shënuar nivelet më të larta të konsumit përkatësisht me 26,488 MWh dhe 27,809 MWh.
“Përballë kësaj kërkese rekord dhe kushteve të vështira në terren, ekipet e energjisë vijojnë punën pa ndërprerje për të garantuar sigurinë dhe vijimësinë e furnizimit”, shprehet ministri. Top Channel

