Tre shtetase kanë rrezikuar të mbyteshin në det në sektorin e Palasës, për shkak të përkeqësimit të motit dhe kushteve të vështira detare.
Gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare konstatuan tre gratë, të cilat kishin dalë në det me kanoe dhe po përballeshin me rrezik serioz për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike.
Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe u ka shkuar në ndihmë, duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg. Tre shtetaset janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk paraqesin rrezik për jetën. Pas shpëtimit, ato kanë falënderuar punonjësit e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare për ndërhyrjen në kohë.
Policia u ka bërë apel pushuesve dhe përdoruesve të mjeteve lundruese që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të marrin në konsideratë kushtet atmosferike dhe detare përpara se të dalin në det.
Autoritetet këshillojnë shmangien e lundrimit në rastet kur kushtet e motit dhe detit paraqesin rrezik për sigurinë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

