Lajme Zone
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Stuhia në Palasë bllokon tre vajza në det me kanoe, Policia Kufitare ndërhyn me skaf për t'i shpëtuar (VIDEO)


Tre vajza përjetuan momente paniku në detin e Palasës, pasi u bllokuan me kanoe nga stuhia dhe reshjet e dendura të shiut. Për nxjerrjen e tyre në breg u desh ndërhyrja e Policisë Kufitare me skaf

Reshjet e dendura të shiut dhe stuhia që përfshiu këtë të premte zonën e Palasës lanë të bllokuara në det tre vajza që lundronin me kanoe. Për shkak të motit të keq dhe dallgëve, ato nuk arritën të ktheheshin në breg, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e Policisë Kufitare. LEXO edhe...Deti i kaltër dhe plazhet plot, Saranda shkëlqen në kulmin e sezonit, Gonxhja: 67% më shumë hapësira publike për qytetarët dhe vizitorët (VIDEO) Forcat kufitare u nisën me skaf drejt zonës ku ndodheshin vajzat dhe i nxorën në breg në gjendje të sigurt. Pamjet e operacionit, tregojnë shiun e rrëmbyeshëm dhe skafin e Policisë Kufitare teksa tërheq kanoen me tre vajzat, duke i shpëtuar nga deti i trazuar. Njoftimi i Policisë "Gjatë patrullimit në sektorin e Palasës, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare konstatuan 3 shtetase që kishin dalë në det me kanoe dhe, për shkak të përkeqësimit të motit dhe kushteve të vështira në det, rrezikonin të mbyteshin. Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë, duke u shkuar në ndihmë dhe duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, pa rrezik për jetën. Të tre shtetaset ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderuan punonjësit e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare për ndërhyrjen në kohë dhe ndihmën e dhënë. Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare apelojnë për të gjithë pushuesit dhe përdoruesit e mjeteve lundruese që të tregojnë kujdes të shtuar, të marrin në konsideratë kushtet atmosferike dhe detare dhe të shmangin daljen në det kur ato paraqesin rrezik për sigurinë e tyre" U.D/E.H/ReportTv.al Palase sarande Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.3% Jo 52.7% I/e dyzuar 7% Vota total: 5370 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?