Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka njoftuar se nesër, më 15 gusht 2026 do të kremtohet Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari, një nga të kremtet më të rëndësishme të kalendarit orthodhoks. E njohur edhe si “Marrja”, kjo ditë përkujton fjetjen, ngjalljen dhe lavdërimin e “Nënës” së Zotit, Jezu Krisht, ndërsa konsiderohet si “Pashka e verës” dhe paraprihet nga një periudhë kreshme. LEXO edhe...Fortlumturi Joani merr pjesë në ceremoninë kushtuar kreut të botës ortodokse: Kisha shqiptare do të vijojë të punojë për paqen dhe unitetin Kremtimet do të zhvillohen në të gjitha Mitropolitë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me Shërbesa të Shenjta dhe Liturgji Hyjnore në kisha dhe manastire në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Gjirokastër, Berat, Korçë, Fier dhe Elbasan. Shërbesat do të nisin në orën 07:30 dhe do të vijojnë deri në orën 10:30, ndërsa kishat dhe manastiret kushtuar Hyjlindëses Mari pritet të presin besimtarë dhe pelegrinë. Sipas Kishës Orthodhokse, kjo është një nga të kremtet më të ndjera dhe historikisht më të festuara, e cila çdo vit i bashkon besimtarët në lutje, adhurim dhe pelegrinazh. Njoftim për media i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë: Nesër, më 15 gusht 2026, Kisha Orthodhoksë Autoqefale e Shqipërisë dhe mbarë bota orthodhokse kremton Fjetjen e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari. Në këtë të kremte që quhet edhe “Marrja” kujtojmë fjetjen, ngjalljen dhe lavdërimin e Nënës së Zotit tonë, Jisu Krisht. Ajo konsiderohet si Pashka e verës dhe paraprihet nga një periudhë përgatitore me kreshmë. Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë kremtohet kudo në vendin. Kjo e Kremte do të festohet me Shërbesa të Shenjta dhe Liturgji Hyjnore në të gjitha Mitropolitë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Në Kryepiskopatën e Tiranës: në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Kishën e Ungjillëzimit dhe në Kishën e Shën Gjerasimit dhe Gjithë Shenjtorëve në Kombinat; në Manastirin e Shën Vlashit dhe në Katedralen e Shën Pavlit e Shën Astit në Durrës, si edhe në Kishën e Shën Nikollës në Kavajë; në Kishën e Metamorfozës në Lezhë. Gjirokastra: në Kishën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në Krioner, nën drejtimin e Mitropolitit Hirësisë së Tij imzot Nathanailit; Berati: në Kishën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në lagjen Kala, nën drejtimin e Mitropolitit Hirësisë së Tij imzot Astit; Korça; në Manastirin e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në Boboshticë, nën drejtimin e Mitropolitit Hirësisë së Tij imzot Anastasit; Fieri: Në Manastirin e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në Apolloni, nën drejtimin e Hirësisë së Tij Mitropolitit të Fierit imzot Nikollës. Elbasani; në Kishën e Shën Nikollës, nën drejtimin e Mitropolitit të Elbasanit Hirësisë së Tij imzot Andonit; si edhe në shumë kisha të tjera të vendit. Shërbesat nisin ne orën 07.30 - 10.30 Kjo është një nga të kremtet kishtare më të ndjera e më të festuara historikisht, gjë që e dëshmon edhe numri i madh i kishave dhe manastireve që ekzistojmë në vendin tonë dhe në të gjithë botën orthodhokse kushtuar Hyjlindëses së shenjtë, nënës së dashur të të gjithë botës. Kishat dhe manastiret kushtuar Hyjlindëses Mari gjatë kësaj dite kthehen në vende lutjeje, adhurimi dhe pelegrinazhi. Të gjithë pjesëmarrësit në to përjetojnë dashurinë dhe dhembshurinë e së Tërëshenjtës Mari, e cila dëgjon lutjet e të gjithëve. R.Xh/ReportTv.al besimtaret ortodokse Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari Krishtërimi jezu krishti Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.3% Jo 52.7% I/e dyzuar 7% Vota total: 5369 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
