Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret/ Flakët dalin jashtë kontrollit në Tërbun të Pukës, digjet një banesë! Rrezikohet ‘kurora’ e qytetit! Problematike edhe vatrat në Fier


Në masivin pyjor të Tërbunit flakët u përhapën me shpejtësi në mbrëmje, ndërsa pamjet me dron tregojnë djegien e një sipërfaqe të madhe me pisha. Një ndërtesë e pabanuar, në pronëso të Ali Bajramit, u dogj e tëra në një prej lagjeve të Tërbunit, ndërsa zjarri është favorizuar edhe nga era. Vëmendja vijon të jetë edhe te Mali i Dajtit, ku zjarri mbetet aktiv dhe ndërhyrje është bërë edhe nga ajri,

Në masivin pyjor të Tërbunit flakët u përhapën me shpejtësi në mbrëmje, ndërsa pamjet me dron tregojnë djegien e një sipërfaqe të madhe me pisha. Një ndërtesë e pabanuar, në pronëso të Ali Bajramit, u dogj e tëra në një prej lagjeve të Tërbunit, ndërsa zjarri është favorizuar edhe nga era. Vëmendja vijon të jetë edhe te Mali i Dajtit, ku zjarri mbetet aktiv dhe ndërhyrje është bërë edhe nga ajri, si dhe në Kavajë ku krahas forcave zjarrfikëse është angazhuar edhe një avion Air Tractor. LEXO edhe...Riaktivizohet zjarri në fshatrat Zimaj dhe Kalivaç të Lezhës, ndërhyet me helikopter nga ajri për shuarjen e flakëve (VIDEO) Zjarri është riaktivizuar gjatë ditës edhe në fshatrat Zimaj dhe Kalivaç të Lezhës, duke rikthyer shqetësimin për banorët e zonës. Aty, strukturat e emergjencave dhe shërbimi zjarrfikës për orë të tëra kanë punuar për vënien nën kontroll, ndërsa gjatë pasdites kanë ndërhyrë nga ajri edhe 2 helikopter. Flakët që ranë një ditë më parë në zonën e Myselimit dhe në kodrat e Bardhajve, në Shkodër vijojnë të përfshijnë sipërfaqe të tëra pyjore. Ato kanë depërtuar në pyjet të larta të pishës ndërsa era e fortë dhe terreni i thyer vështirësuan ndërhyrjen e mjeteve. Aktualisht rreziku për banesat është mënjanuar. Vatra zjarri aktive sipas ministrisë së mbrojtjes edhe në Fier në zonën e Vokopolës së Poliçanit dhe zona të tjera, ndërsa disa vatra në Korçë, Elbasan, Durrës janë nën mbikëqyrje. Ora 20:53 Riaktivizohet zjarri në fshatrat Zimaj dhe Kalivaç të Lezhës, ndërhyet me helikopter nga ajri për shuarjen e flakëve (VIDEO) Zjarri është riaktivizuar sërish në fshatrat Zimaj dhe Kalivac të Lezhës, duke rikthyer shqetësimin për banorët e zonës.Strukturat e emergjencave dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen prej orësh në terren, ndërsa vijojnë punën për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit. Gjatë pasdites, për shuarjen e flakëve është ndërhyrë edhe nga ajri me helikopter.Situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse, me qëllim parandalimin e përhapjes së flakëve dhe shmangien e çdo rreziku për zonën e banuar. Share Ora 20:11 Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Çërrilë të Mallakastrës, forcat zjarrfikëse vënë nën kontroll flakët (VIDEO) Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditen e sotme në zonën malore të Mallakastrës, në fshatin Çërrilë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.Terreni i thyer e ka bërë të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, por falë angazhimit së shpejtë, zjarri është vënë nën kontroll dhe aktualisht po mbahet në monitorim, por era rrezikon riaktivizimin e flakëve. Share Ora 18:16 Vlorë/ Zjarr në Kropisht, flakët përhapen me shpejtësi në një gjatësi prej 1.5 km! Kërkohet ndërhyrje nga ajri (VIDEO) Një zjarr i konsiderueshëm ka rënë në fshatin e Kropishtit, në territorin e bashkisë Selenicë, qarku Vlorë.Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Selenicës, ndërsa për shkak të përmasave të flakëve është kërkuar ndërhyrja edhe e shërbimit zjarrfikës të Vlorës.Zjarri është përhapur në një gjatësi prej rreth 1.5 kilometrash, duke e vështirësuar ndërhyrjen nga toka.Për shkak të situatës dhe terrenit, është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve. Share Ora 16:22 Fier/ Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era, shërbimet zjarrfikëse në terren (VIDEO) Katër vatra aktive zjarri janë shfaqur në pyllin e Semanit, pranë grykëderdhjes së lumit Seman. Flakët po përhapen me shpejtësi në pyllin e Ndërnenasit, të favorizuara nga era e fortë.Shërbimet zjarrfikëse të Fierit ndodhen në terren dhe po vijojnë ndërhyrjen për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të frenuar përhapjen e flakëve. Share Ora 16:15 Shkodër/ Vihet nën kontroll zjarri në Bardhaj dhe Myselim, Benet Beci: Banesat janë jashtë rrezikut (VIDEO) Pas një riaktivizimi të zjarrit gjatë mesditës, të favorizuar nga era, situata në Bardhaj dhe Myselim është drejt normalizimit, ndërsa banesat janë jashtë rrezikut. Kështu bën të ditur kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.Sipas Becit, vatrat janë vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së koordinuar nga toka dhe ajri. Në operacion u angazhuan zjarrfikësit, Shërbimi Pyjor, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura, punonjësit e njësive administrative, vullnetarët dhe banorët e zonës.Operacioni u mbështet edhe nga ajri me dy helikopterë, të cilët ndërhynë mbi vatrat më problematike, duke ndihmuar në izolimin e flakëve, frenimin e përhapjes së tyre dhe mbrojtjen e banesave."Pas një riaktivizimi të zjarrit, të favorizuar nga era gjatë mesditës, situata në Bardhaj dhe Myselim është drejt normalizimit dhe banesat janë jashtë rrezikut. Vatrat janë vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së koordinuar nga toka dhe ajri. Në operacion u angazhuan zjarrfikësit, Shërbimi Pyjor, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura, punonjësit e njësive administrative, vullnetarët dhe banorët e zonës.Operacioni u mbështet edhe nga ajri me dy helikopterë, të cilët ndërhynë mbi vatrat më problematike, duke ndihmuar në izolimin e flakëve, frenimin e përhapjes së tyre dhe mbrojtjen e banesave. Zona vijon të mbahet nën monitorim për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm" shkroi Beci. Share Ora 14:29 Zjarr në Borje të Kukësit, era favorizon flakët Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në një sipërfaqe të mbuluar me dëllinja në fshatin Borje, në Shishtavec të Kukësit.Për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit janë angazhuar banorë të zonës, ndërsa zjarrfikësja e Kukësit është nisur menjëherë.Sipas banorëve, situata po vështirësohet nga era e fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve dhe rrit rrezikun që zjarri të afrohet drejt banesave. Share Ora 14:08 Iu afrua banesave, shuhet zjarri në Krastë të Elbasanit Një zjarr ka përfshirë kodrën e Krastës në Elbasan duke iu afruar banesave. Fatmirësisht, zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë duke arritur ta vendosnin në kontroll e më pas e kanë fikur. Share Ora 13:36 Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës, flakët përfshijnë pisha, ullishte dhe shkurre Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte dhe shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Çërrilë të Mallakastrës.Në vendngjarje ndodhen mjetet zjarrfikëse të Mallakastrës, efektivë të policisë dhe banorë të zonës, të cilët janë bashkuar në operacionin për neutralizimin e zjarrit. Ndërhyrja po bëhet e vështirë për shkak të terrenit të thyer, ndërsa vatra ndodhet larg zonës së banuar. Share Ora 13:32 Zjarri në Myselim dhe kodrat e Bardhajt në Shkodër, flakët u afrohen banesave! Ndërhyn edhe helikopteri, banorët: Dëm kolosal Prej më shumë se 24 orësh vijon të jetë aktiv zjarri në zonën e Myselimit dhe në kodrat e Bardhajve, në Shkodër. Flakët po përhapen në një sipërfaqe pyjore me pisha, ndërsa era e fortë dhe terreni i thyer po vështirësojnë ndërhyrjen e mjeteve.Në Bardhaj, ku një vatër e zbritur nga kodra është afruar pranë zonës së banuar. Zef Dushi, banor i zonës, tregon se pranë banesës së tij janë djegur ullinj dhe mjete bujqësore, ndërsa apelon për ndihmë nga institucionet.“Unë kam shkuar të marr gruan rreth orës 11. Kur vijmë, shohim zjarrfikësen. Kur erdhëm te ura, pamë tymin. Tha gruaja ‘te shtëpia jonë more!’ përhapet me sekonda, ka bërë dëm kolosal, më ka djegur ullinjtë, veglat”, thotë ai.Një tjetër banor kërkon vijimin e ndërhyrjes nga ajri, duke paralajmëruar se, pa mbështetjen e helikopterit, situata mund të përkeqësohet.“Është gjithë ky vend, duhet ndërhyrje. Njerëzit s’kanë ç’bëjnë. Erdhi helikopteri e fiku, por ka vazhduar tërë natën. E rrezikshme se i djeg tërë malet, bardhanjorët ndodhen mbrapa malit, kanë shtëpitë”, shprehet banori.Në terren janë angazhuar forca të shumta tokësore ndërsa vijon edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter.Forcat operacionale janë përqendruar në mbrojtjen e banesave, izolimin e vatrave aktive dhe frenimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve. Ndërkohë, shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Share Ora 13:12 Rindizet zjarri në masivin pyjor të Tërbunit, dyshohet i qëllimshëm! Flakët favorizohen nga era e fortë, digjet një banesë! Rrezikohet kurora e qytetit (VIDEO) Një vatër e re zjarri është shfaqur sot në masivin pyjor të Terbunit, vetëm pak ditë pasi flakët përfshinë zonën duke djegur rreth 3 mijë hektarë sipërfaqe pyjore.Flakët janë përhapur me shpejtësi, për shkak të erës së fortë, ndërkohë që me intensitetin aktual zjarri rrezikon edhe kurorën e qytetit. Nga zjarri raportohet për një banesë të pabanuar të djegur, e cila është në pronësi të Ali Bajramit.Sipas informacionit paraprak, zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Ngjarja ndodh në një kohë kur Bashkia ka hapur konsultimet për instalimin e parkut eolik në këtë zonë.Shërbimi zjarrfikës ndodhet në terren dhe po punon për vënien nën kontroll të flakëve. Share Ora 12:30 Fier/ Panorama e trishtë pas zjarrit në Levan, kodrat e gjelbra dhe tokat e mbjella kthehen në shkrumb Kodrat e gjelbëruara të Levanit që mund të shiheshin vetëm pak ditë më parë, pas zjarrit janë veçse sipërfaqe të hirta.Në videon krahasuese, shihet sesi tokat e mbjella me pemë frutore e ullinj janë shkretuar, ndërsa shtëpitë, për të cilat shumë banorë u përpoqën t’i shpëtonin nga flakët, zbardhin mes panoramës së zymtë.Në Levan, u dogj një banesë dhe një stallë, por bagëtitë shpëtuan. Megjithatë, ka dëm të konsiderueshëm edhe për blegtorinë.Sot vatra është ende aktive dhe nuk përjashtohet rreziku i aktivizimit. Në terren ndodhen forca të shumta, si dhe një avion ‘Air Tractor’ e një helikopter. Share P.J/R.Xh/ReportTv.al Shkoder zjarret 2026 Fier frakull Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75% Të gabuar 20.7% Nuk e di 4.3% Vota total: 5155 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?