Lajme Zone
“Non-grata çështje e mbyllur”, Berisha sulmon Blinken dhe Yuri Kim nga Nju Xhersi: Kush na tregoi barin, sot është pa punë!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Non-grata çështje e mbyllur”, Berisha sulmon Blinken dhe Yuri Kim nga Nju Xhersi: Kush na tregoi barin, sot është pa punë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka vendosur çështjen e shpalljes së tij “non grata” në qendër të fjalimit të mbajtur këtë të diel gjatë një takimi me mbështetës në New Jersey, SHBA.

Sali Berisha, Yuri Kim dhe Antony Blinken Në fund, Berisha shënjestroi edhe ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duke iu referuar qëndrimeve të saj të mëparshme ndaj tij...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka vendosur çështjen e shpalljes së tij “non grata” në qendër të fjalimit të mbajtur këtë të diel gjatë një takimi me mbështetës në New Jersey, SHBA.

Ndonëse masa ndaj tij nuk është hequr, Berisha e paraqiti vizitën në Shtetet e Bashkuara si mbyllje të kësaj çështjeje, ndërsa sanksionimin e cilësoi një padrejtësi që, sipas tij, nuk përfaqësonte SHBA-në, por lidhej me atë që ai e quan “e majta ekstreme”.

“Kush jemi ne për të sfiduar një padrejtësi që bëhet nga forca shumë herë më të mëdha se ne? Kemi pyetur ‘kush jemi ne, kur e gjithë bota është kundër nesh?’ Ne jemi shqiptarë dhe qëndrojmë të pamposhtur për dinjitetin tonë. Luftojmë dhe qëndrojmë të vendosur për familjet tona. Luftojmë në kushtet më të pabarabarta për kombin tonë, dinjitetin dhe lirinë e tij”, deklaroi ai.

Duke iu rikthyer betejës së tij kundër vendimit amerikan, kryedemokrati pretendoi se sanksionimi ndaj tij ishte produkt i axhendave politike dhe jo një qëndrim që buronte nga vetë Shtetet e Bashkuara.

“I qartë si kristali se kjo padrejtësi nuk po vinte nga SHBA-të, por nga axhendat anti-liri, anti-komb, të asaj që vetë Presidenti Trump e ka emërtuar si ekstremi i majtë. Rëndësi nuk ka sa herë rrëzohesh, por sa herë ngrihesh. Dhe unë vendosa të ringrihem”, tha Berisha.

Në argumentimin e tij, kreu i PD-së e lidhi atë që e konsideron ndryshim të klimës politike amerikane me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Sipas Berishës, zgjedhja e Trump shënoi edhe një kthesë në betejën kundër forcave që ai i identifikon si “ekstremi i majtë”.

“E nisëm këtë betejë në errësirë, por asnjë natë nuk zgjat pafundësisht. Kur unë nisa këtë betejë, populli i madh amerikan vendosi të ringrihet, duke zgjedhur President Donald Trump”, u shpreh ai.

Berisha pretendoi gjithashtu se një ndryshim i ngjashëm po ndodh në atë që ai e cilësoi si “bota e lirë”, duke deklaruar se po zbehet ndikimi i forcave politike që ai fajëson për vendimet e marra kundër tij.

“Pak nga pak, bota e lirë filloi të ringrihet nga agresioni i ekstremit të majtë”, tha ai, duke shtuar se personat që, sipas tij, kishin marrë vendime kundër tij, tashmë janë përballur me pasoja.

Në fund, Berisha shënjestroi edhe ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duke iu referuar qëndrimeve të saj të mëparshme ndaj tij dhe duke deklaruar se ajo sot është e papunë. Ai e përdori praninë e tij në SHBA për të kontrastuar situatën e tij aktuale me atë të personave që pretendon se qëndruan pas masave kundër tij.

“Ata që na treguan ne barin, përfunduan të papunë. Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non grata vetë në vendin e tyre. Ata që përgatitën mashtrimet ndaj meje në Shqipëri, sot janë pas hekurave. Kurse unë sot po qëndroj me dy këmbë në atë tokë që ata mendonin të ma ndalonin përgjithmonë”, deklaroi Berisha.berisha 900 0 1788714330xsali berisha ne amerike 1 1024x683 760 sali berisha shba 1 1 730x450 1 Komente K Kristi 6 Shtator 2026, 19:36 Bravo berisha tregove sot qe edhe drejtesia ne USA mund te blihet. Qe ti Ke vjedhur sot ne Shqiperi e di gjithe Shqiperia por nuk duan tja dine Amerikanet se ti Ke vjedhur parate e Shqiptareve dhe jo te tyre paguaj edhe ndonje lek nga SPAK. Edhe do jesh me I paster dosja Partizani . Gerdeci . CEZ - DIA ti ke qene truri i ketyre vjedhjeve te frikshme bashke me hajdut in Mediu Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Rama sillet si tiran ndaj protestuesve”, Berisha thirrje diasporës: Bashkohuni me revoltën qytetare 6 Shtator 2026, 18:3718:37Politike Pse Edi Rama hapi nga Cernobbio kutinë e Pandorës së mineraleve? 6 Shtator 2026, 11:5711:57Politike Ngërçi për pagat e magjistratëve, reagon Rama: Secili institucion në vendin e vet 6 Shtator 2026, 11:5211:52Politike "Ishte një talent politik, por nuk e mbajti dot peshën", Rama: Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës 6 Shtator 2026, 10:2510:25Politike Rama sulmon SPAK: Nuk jam shitësi i Shqipërisë, askush nuk po e blen ishullin e Sazanit 6 Shtator 2026, 08:5008:50Politike Deputetët rikthehen në Kuvend të hënën, harta territoriale testi i parë për socialistët 6 Shtator 2026, 08:0308:03Politike