Lajme Zone
"Ishte një talent politik, por nuk e mbajti dot peshën", Rama: Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

"Ishte një talent politik, por nuk e mbajti dot peshën", Rama: Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës

Një nga fragmentet e shkëputura në videon paralajmëruese, kryeministri deklaron se Bashkia e Tiranës “nuk ka kokë” në drejtim.

Rama ka folur hapur për krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, teksa cilëson si një “eksperiment social, politik dhe ekonomik” dhe paralajmëron se nuk do të zgjedhë vetë pasardhësin e tij politik. Edi Rama Kryeministri Edi Rama, teksa ka njoftuar nisjen e podkastit “Flasim”, në rolin e të intervistuarit ka folur edhe për udhëheqjen e Bashkisë së Tiranës.

Një nga fragmentet e shkëputura në videon paralajmëruese, kryeministri deklaron se Bashkia e Tiranës “nuk ka kokë” në drejtim.

“Bashkia nuk ka kokë, është një eksperiment social, politik dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë.

Ishte një talent, talent i madh politik, që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është një kafshë e përbindshme. Ka ngrënë e ka futur nën vete shumë burra.

Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës ai duhet të të vrasë, unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës. Në momentin që unë do të kaloj pragun e asaj dere do të shpëtoni nga mua”, tha Rama.

Sa i përket Sazanit, Rama ka rikthyer në vëmendje qëndrimin e tij për projektin e zhvillimit të ishullit, duke theksuar se prona do të mbetet në pronësi të Shqipërisë.

“Ata nuk po blejnë ishullin, as nuk po marrin pronësinë mbi ishullin. Ai ishull do të jetë pronë e Shqipërisë. Nuk jam shitësi i Shqipërisë”, thotë kryeministri.

Rama ka folur edhe për SPAK-un, duke e kritikuar për mënyrën se si, sipas tij, janë përdorur mediat në raport me personat që më pas janë marrë nën akuzë.

“Kjo është një nga gjërat më të këqija që ka bërë SPAK-u, që ka përdorur mediat për të baltosur ata që do të merrte nën akuzë. Kjo nuk bëhet”, deklaron ai. Rama sulmon SPAK: Nuk jam shitësi i Shqipërisë, askush nuk po e blen ishullin e Sazanit 6 Shtator, 08:50 rama veliaj Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama sulmon SPAK: Nuk jam shitësi i Shqipërisë, askush nuk po e blen ishullin e Sazanit 6 Shtator 2026, 08:5008:50Politike Deputetët rikthehen në Kuvend të hënën, harta territoriale testi i parë për socialistët 6 Shtator 2026, 08:0308:03Politike Zjarrvënie e qëllimshme në Himarë? Blushi hedh akuza të forta ndaj bashkisë 6 Shtator 2026, 07:5007:50Politike Surpriza të “hidhura” për Sali Berishën në SHBA! 6 Shtator 2026, 07:3307:33Politike Pas kthimit nga Italia, Rama shkon në Himarën e goditur nga zjarri; justifikohet me faktin që nuk pati viktima 5 Shtator 2026, 22:1722:17Politike “Prania Besnike” nxjerr zbuluar deputetët e Ramës, si morën dieta e karburant qyl pa shkuar një ditë te qytetari 5 Shtator 2026, 20:0620:06Politike