Lajme Zone
PolitikëReport TV

Zjarret, 7 vatra ende aktive! Ndërhyrje nga ajri në Malin e Dajtit, në Vajkal të Bulqizës dhe në Vranisht të Vlorës (VIDEO)


10 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin nga të cilat 7 mbeten aktive, 2 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është shuar plotësisht.njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes. Në Malin e Dajtit vijon ndërhyrja në tre vatra të riaktivizuara, me 25 forca zjarrfikëse. LEXO edhe...Gjirokastër/ Zjarr në ullishtet dhe drurët frutorë në fshatrat Bylysh e Çërrilë të Memaliajt, forcat zjarrfikëse vështirësi për shu

10 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin nga të cilat 7 mbeten aktive, 2 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është shuar plotësisht.njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes. Në Malin e Dajtit vijon ndërhyrja në tre vatra të riaktivizuara, me 25 forca zjarrfikëse. LEXO edhe...Gjirokastër/ Zjarr në ullishtet dhe drurët frutorë në fshatrat Bylysh e Çërrilë të Memaliajt, forcat zjarrfikëse vështirësi për shuarjen e flakëve Në qarkun Dibër vijojnë aktive vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë. Në Vajkal, po operojnë 53 forca, përfshirë 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 1 helikopter të FA-së, ndërsa në Sllatinë janë angazhuar mbi 40 forca bashkiake dhe vullnetare. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në Tërbaç, Himarë, po operojnë dy automjete zjarrfikës me efektivin përkatës. Vatra aktive raportohen gjithashtu në Tërbuq, Gjirokastër, ku operojnë 3 efektivë me 1 automjet zjarrfikës, dhe në Plovisht, Maliq, me 3 efektivë dhe 1 automjet zjarrfikës. Edhe në fshatrat Bylysh e Çërrilë të Bashkisë Memaliaj, në qarkun Gjirokastër, zjarri po shkrumbon ullishtet dhe drurët frutorë të zonës. Fatmirësisht deri tani nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit mbahen nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Në mbështetje të operacioneve, krahas kapaciteteve vendore, janë angazhuar 20 efektivë dhe 1 helikopter i Forcave të Armatosura, me fokus ndërhyrjen në vatrën e Vajkalit. Situata paraqitet e nderë në Vranisht të Vlorës ku janë angazhuar 2 helikopterë dhe një avion Air Tractor. Lajm në përditësim… Ora 16:55 Gjirokastër/ Zjarr në ullishtet dhe drurët frutorë në fshatrat Bylysh e Çërrilë të Memaliajt, forcat zjarrfikëse vështirësi për shuarjen e flakëve Një zjarr i madh në fshatrat Bylysh e Çërrilë të Bashkisë Memaliaj po shkrumbon ullishtet dhe drurët frutorë të zonës.Burime për Report Tv bëjnë të ditur se përhapja e shpejtë e flakëve po e bën të vështirë punën e forcave zjarrfikëse për shuarjen e tyre. Share Ora 16:22 Zjarri i fuqishëm në Vranisht të Vlorës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyjnë helikopterët Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Vranisht, në bashkinë Himarë, që prej orës 12:00 të mesditës së sotme. Flakët janë përhapur me shpejtësi në terren, të favorizuara nga era, duke marrë drejtim në zona të tjera dhe duke krijuar vështirësi për ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Forcat zjarrfikëse të Himarës kanë nisur menjëherë punën për izolimin e vatrave dhe vënien nën kontroll të flakëve. Për shkak të përmasave të zjarrit dhe terrenit, në operacion është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri e një helikopteri të Forcave të Armatosura, i cili ka nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, pritet të mbërrijë edhe një helikopter i dytë si dhe një avion tip Air Tractor për t’iu bashkuar operacionit dhe për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit.Situata vijon të monitorohet nga strukturat në terren, ndërsa përpjekjet janë përqendruar në izolimin e vatrave të zjarrit dhe mbrojtjen e zonave të banuara. Era e fortë mbetet një prej faktorëve që favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen.Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencave vijojnë punën në terren, ndërsa ndërhyrja nga ajri pritet të ndihmojë në vënien sa më shpejt nën kontroll të situatës. Share Ora 16:03 Zjarr në Odrie të Gjirokastrës, shkak djegia e një automjeti! Flakët u përhapën drejt shkurreve të thata, forcat zjarrfikëse në terren Zjarr në zonën e Odries në Bashkinë Gjirokastër. Shkak i zjarrit është bërë djegia e një automjeti në rrugën e fshatit Tërbuq.Për shkak të pranisë së barit dhe shkurreve të thata, si dhe i favorizuar nga era e fortë, zjarri ishte përhapur me shpejtësi në drejtim të fshatrave Labovë e Madhe dhe Labovë e Vogël.Forcat zjarrfikëse shkuan drejt vendngjarjes, ku për shkak të përhapjes së madhe të flakëve, është angazhuar i gjithë ekipi i Drejtorisë së Zjarrfikëses Gjirokastër për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.Forcat Zjarrfikëse po vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve drejt zonave të banuara. Share Ora 14:39 Zjarr në Vranisht të Himarës, forcat zjarrfikëse në terren (VIDEO) Një zjarr ka rënë rreth orës 12:00 në fshatin Vranisht, në Bashkinë Himarë.Flakët janë përhapur në zonë, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen në terren për vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit. Share Ora 14:10 Zjarr në Maliq, flakët përfshijnë pyje dhe kullota në fshatin Plovisht (VIDEO) Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me pyje dhe kullota në fshatin Plovisht, në Maliq. Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe forcat e sektorit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen. Aktualisht, situata është vënë nën kontroll dhe puna vijon për fikjen e plotë të zjarrit. Share Xh.K/R.Xh/ReportTv.al zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 51.8% Keq 35.2% Nuk e di 12.9% Vota total: 4579 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?