Lajme Zone
Shtëpi për punonjësit e administratës, ministrja Ibrahimaj: 267 qytetarë kanë shprehur interes gjatë 24 orëve të para për kredinë me 0% interes!
EkonomiReport TV

Shtëpi për punonjësit e administratës, ministrja Ibrahimaj: 267 qytetarë kanë shprehur interes gjatë 24 orëve të para për kredinë me 0% interes!

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se 267 qytetarë kanë shprehur interes gjatë 24 orëve të para, për kredinë me 0% interes për punonjësit e administratës publike. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ibrahimaj shkruan se interesi i lartë tregon nevojën për programe që bëjnë më të mundur blerjen e një banese. LEXO edhe...Stoku i kredisë kapërcen për herë të parë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se 267 qytetarë kanë shprehur interes gjatë 24 orëve të para, për kredinë me 0% interes për punonjësit e administratës publike. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ibrahimaj shkruan se interesi i lartë tregon nevojën për programe që bëjnë më të mundur blerjen e një banese. LEXO edhe...Stoku i kredisë kapërcen për herë të parë mbi 1 trilionë lekë, shtohen edhe depozitat! Rënia e valutave po i zhvendos kursimet në lekë Ibrahimaj ka theksuar se që nga viti 2023, rreth 1,130 punonjës të administratës publike kanë përfituar nga kreditë me 0% interes, teksa shtoi se Qeveria do të vijojë të mbështesë të familjet dhe të rinjtë për të pasur shtëpinë e tyre. Punonjësit e administratës publike do të kenë mundësi të aplikojnë për 300 kredi me 0% interes për blerjen e një banese. Thirrja është hapur ditën e djeshme në 27 gusht dhe do të qëndrojë e hapur deri më 25 shtator. Njofimi i ministres Ibrahimaj: 267 qytetarë kanë shprehur interes në 24 orët e para për kredinë me 0% interes për punonjësit e administratës publike. Aplikimet u hapën dje, në orën 08:00, dhe interesi i lartë tregon nevojën për programe që e bëjnë më të mundur blerjen e një banese. Nga 267 aplikimet e para: * 111 nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale * 54 nga Ministria e Mbrojtjes * 40 nga Ministria e Arsimit dhe Sportit * 36 nga Ministria e Brendshme * 26 nga Ministria e Drejtësisë Që nga viti 2023, rreth 1,130 punonjës të administratës publike kanë përfituar nga kreditë me 0% interes. Ne do të vijojmë të zgjerojmë mundësitë për strehim të përballueshëm dhe të mbështesim familjet dhe të rinjtë për të pasur shtëpinë e tyre R.Xh/ReportTv.al ekonomi Delina Ibrahimaj kredi kredi per shtepi punonjesit e administrates administrata publike Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 51.8% Keq 35.2% Nuk e di 12.9% Vota total: 4578 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?