Lajme Zone
Zjarret, 4  vatra aktive! Situatë problematike në Dajt, flakët janë riaktivizuar dhe përhapur drejt Qafë-Priskës
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret, 4  vatra aktive! Situatë problematike në Dajt, flakët janë riaktivizuar dhe përhapur drejt Qafë-Priskës

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë raportuar 26 vatra zjarri nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 2 nën mbikëqyrje. Vatrat e zjarrit në Malin e Dajtit vijojnë të mbeten ende një problematikë edhe në këtë fund gushti. Ministria e Mbrojtjes njofton se ka riaktivizime dhe zgjerim të zjarrit, veçanërisht në drejtim të Qafë-Priskës. 24 forca të shërbimit zjarrfikës dhe 20 efektivë të Forc

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë raportuar 26 vatra zjarri nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 2 nën mbikëqyrje. Vatrat e zjarrit në Malin e Dajtit vijojnë të mbeten ende një problematikë edhe në këtë fund gushti. Ministria e Mbrojtjes njofton se ka riaktivizime dhe zgjerim të zjarrit, veçanërisht në drejtim të Qafë-Priskës. 24 forca të shërbimit zjarrfikës dhe 20 efektivë të Forcave të Armatosura vijojnë operacionin për shuarjen e plotë të zjarrit. LEXO edhe...Pronari e la ndezur, italiani i droguar vjedh 'Audi Q5' në Tiranë, vihet në pranga! Gjatë ndjekjes përplasi edhe një polic (VIDEO) Në qarkun Dibër mbeten aktive vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë. Në Vajkal operojnë 38 forca zjarrfikëse/bashkisë dhe 30 efektivë të FA, ndërsa në Sllatinë janë angazhuar 91 forca; për këtë të fundit nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në Elbasan, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit mbahen nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 315 forca operacionale dhe 25 automjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje të operacioneve janë përdorur 4 helikopterë dhe 75 efektivë të Forcave të Armatosura. Lajm në përditësim… Ora 10:49 Zjarr pranë zonës naftëmbajtëse të Marinzës, zjarrfikësit vënë nën kontroll flakët (VIDEO) Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e djeshme një sipërfaqe me shkurre pranë zonës naftëmbajtëse të Marinzës.Fatmirësisht zjarrfikësit izoluan flakët në mënyrë që ato mos të përhapeshin më tej.Nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm ose jo. Share Xh.K/ReportTv.al zjarret 2026 mali i dajtit Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 0% Drejtësia 0% Nuk e di 0% Vota total: 0 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?