Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ironizuar këtë të diel dokumentin politik "BESA", të prezantuar nga kryeministri Edi Rama si filozofia e re e qeverisjes, duke 'sfiduar' domethënien e çdo gërme, për të treguar sipas tij, se qeveria Rama nuk punon për qytetarin. . Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi e lidhi filozofinë e qeverisë me çmimin e naftës dhe taksat mbi karburantet, ndërsa akuzoi mazhorancën se po përfiton nga rritja e tyre. Sipas Bardhit, nga 219 lekë që paguhet për një litër naftë, rreth 100 lekë janë taksa, përfshirë akcizën, taksën e qarkullimit, taksën e karbonit dhe TVSH-në. Ai pretendon se sa më shumë rritet çmimi i karburantit, aq më shumë të ardhura arkëton qeveria, pa i kthyer qytetarëve përfitimin që u takon. LEXO edhe...Takimi i Ramës me drejtuesit politikë e deputetët e Tiranës, Gogu: Kryeqyteti do të ketë orën e dëgjesës “B – Besim? Prit sa të shkojë 220 lekë/litër. E – Empati? Zero ulje taksash. S – Shërbim? 219 lekë/litër. A – Angazhim? Më shumë fitime për qeverinë" shkroi Bardhi në postimin e tij, duke sjellë në kujtesë propozimin e tre muajve më parë të Partisë Demokratike për uljen e taksës së qarkullimit dhe vendosjen e një mekanizmi automatik që, sipas tij, do t'ua kthente qytetarëve të ardhurat shtesë nga TVSH-ja përmes uljes së akcizës. Deklarata e plotë e Gazment Bardhit " Edi Rama ka disa algoritme që funksionojnë prej vitesh në qeverisjen e tij. Algoritmi i korrupsionit. Algoritmi i krimit të organizuar. Algoritmi i pastrimit të parave. Algoritmi i taksave. Të gjitha bashkë formojnë algoritmin e Edi Ramës: qytetarët paguajnë gjithnjë e më shumë dhe marrin gjithnjë e më pak nga Qeveria. Për ta kuptuar këtë algoritëm nuk na duhen teoritë e askujt. Mjafton të shohësh tabelën e çmimeve në pikën më të afërt të karburantit: Deri në 219 lekë për 1 litër naftë. Algoritmi i naftës është fare i thjeshtë. Nga 219 lekë që paguan qytetari, rreth 100 lekë janë taksa: akcizë, taksë qarkullimi, taksë karboni dhe TVSH. Kur rritet çmimi, qytetari paguan më shumë. Kur qytetari paguan më shumë, Qeveria arkëton më shumë. Dhe ndërsa Qeveria përfiton nga rritja e çmimit, ajo nuk kthen asgjë tek qytetari. Pse Qeveria ka bërë këtë zgjedhje? Sepse prioritet për Edi Ramën nuk është algoritmi i mirëqenies. Me milionat e shtuara që arkëton nga rritja e çmimit të naftës, financon algoritmin e korrupsionit, përmes tenderave me vlera 2–3 herë më të larta, siç kemi parë në dosjet e Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit. Që çmimet janë rritur kudo, nuk është justifikim. Pse nafta është më e lirë kudo në rajon? Sepse qeveritë atje kanë përdorur mekanizma që amortizojnë rritjen ose e kufizojnë atë. Në Shqipëri, Edi Rama funksionon me algoritmin e tij: pret që nafta të shkojë 220 lekë për litër dhe pastaj të ndërhyjë tek akciza. B — BESIM? Prit sa të shkojë 220 lekë/litër. E — EMPATI? Zero ulje taksash. S — SHËRBIM? 219 lekë/litër. A — ANGAZHIM? Më shumë fitime për Qeverinë. Tre muaj më parë, Edi Rama refuzoi me votë propozimin e Partisë Demokratike për uljen e çmimit të karburanteve përmes dy mekanizmave: 1. Ulja e taksës së qarkullimit 2. Një mekanizëm automatik që, kur shteti mbledh më shumë TVSH për shkak të rritjes së çmimit të karburantit, këtë të ardhur shtesë t’ua kthejë qytetarëve përmes uljes së akcizës. Jemi ende në kohë që algoritmi i naftës të ndryshojë dhe propozimi i refuzuar tre muaj më parë të vihet në punë. Por për ta bërë këtë, duhet të ndryshojmë algoritmin kryesor: t’i bëjmë naftën Edi Ramës" U.D/ReportTv.al gazment bardhi edi rama BESA Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29.5% Drejtësia 67.6% Nuk e di 2.9% Vota total: 105 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

