Lajme Zone
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Turizmi/ 1 milionë 717 mijë pasagjerë në Rinas vetëm gjatë gushtit! Fluks në Morinë, 203 mijë udhëtarë në një javë


Më 17 gusht në aeroportin e Rinasit u regjistruan 326 fluturime në një ditë, duke shënuar kështu një rekord. Sipas Blendi Gonxhes mbi 1.7 milion turistë kanë udhëtuar përmes aeroportit e kryeqytetin vetëm gjatë muajit gusht. Ndërkohë që fluks udhëtarësh është shënuar edhe në kufijtë tokësorë

1 milion e 717 mijë pasagjerë u regjistruan në aeroportin e Rinasit vetëm gjatë muajit gusht. Shifrat janë bërë publike nga ministri i Kulturës Blendi Gonxhja, i cili konfirmoi se Rinasi renditet ndër aeroportet me rritjen më të shpejtë në kategorinë e aeroporteve të mëdha. “Një shifër që flet qartë për Shqipërinë turistike që po konsolidojmë dhe për interesin gjithnjë e më të madh të vizitorëve të huaj për vendin tonë”, tha Gonxhja. LEXO edhe...Turizmi, 1 mln e 717 mijë pasagjerë në Aeroportin e Rinasit! Rekordi në 17 gusht, u regjistruan mbi 60 mijë pasagjerë! (VIDEO) Gonxhja foli dhe për një realitet të ri në turizëm, i cili sipas tij po e lidh vendin tonë në mënyrë më të drejtpërdrejtë me Europën dhe botën. “Rekordi i 17 gushtit, me mbi 60 mijë pasagjerë dhe 326 fluturime në vetëm një ditë, është një tjetër tregues i këtij realiteti të ri. Pas një korriku me afro 1 milion e 650 mijë pasagjerë, 28.1% më shumë se një vit më parë, këto rezultate konfirmojnë një trend të qëndrueshëm rritjeje dhe një Shqipëri gjithnjë e më të lidhur me Europën dhe botën”, shtoi ai. Një numër i konsiderueshëm i vizitorëve që zgjedhin vendin tonë si destinacion kanë hyrë dhe përmes kufijve tokësor. Një ndër pikat kufitare me fluksin më të lartë është dhe Morin. Sipas të dhënave të Drejtorisë për Kufirin dhe Emigracionin, vetëm gjatë periudhës 24–30 gusht, numri i qytetarëve të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinës ka arritur në mbi 203 mijë. Të dhënat për muajt maj, qershor dhe korrik tregojnë se rreth 1.43 milionë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri, me destinacion zonat bregdetare. Lëvizjet e shumta në kufi lidhen me përfundimin e pushimeve verore dhe rikthimin e emigrantëve në një nga vendet e BE, aty ku jetojnë dhe punojnë. Ora 10:36 Turizmi, 1 mln e 717 mijë pasagjerë në Aeroportin e Rinasit! Rekordi në 17 gusht, u regjistruan mbi 60 mijë pasagjerë! (VIDEO) 1 milion e 717 mijë pasagjerë u regjistruan në aeroportin e Rinasit gjatë këtij sezoni veror. Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja ka dhënë Shifra konkrete lidhur me ecurinë e turizmit në vend, duke nënvizuar se të dhënat konfirmojnë një rritje me 28.1% më shumë pasagjerë, krahasuar me një vit më parë."1 milion e 717 mijë pasagjerë vetëm gjatë muajit gusht në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Një shifër që flet qartë për Shqipërinë turistike që po konsolidojmë dhe për interesin gjithnjë e më të madh të vizitorëve të huaj për vendin tonë. Rekordi i 17 gushtit, me mbi 60 mijë pasagjerë dhe 326 fluturime në vetëm një ditë, është një tjetër tregues i këtij realiteti të ri. Pas një korriku me afro 1 milion e 650 mijë pasagjerë, 28.1% më shumë se një vit më parë, këto rezultate konfirmojnë një trend të qëndrueshëm rritjeje dhe një Shqipëri gjithnjë e më të lidhur me Europën dhe botën. Edhe vlerësimet europiane e konfirmojnë këtë ecuri, duke e renditur Tiranën ndër aeroportet me rritjen më të shpejtë në kategorinë e aeroporteve të mëdha. Më shumë lidhje ajrore do të thotë më shumë mundësi për turizmin, më shumë zhvillim për ekonomitë lokale dhe një Shqipëri më e hapur, më e aksesueshme dhe më konkurruese në tregun ndërkombëtar të turizmit. Kjo rritje është njëkohësisht një përgjegjësi për të vijuar punën për një turizëm cilësor, të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor, që e shndërron interesin në rritje për Shqipërinë në zhvillim dhe mirëqenie për komunitetet tona" thotë Gonxhja Share Xh.K/ReportTv.al Blendi Gonxhja turizmi rinas shqiperia turistike morine Kukes Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29.6% Drejtësia 67.8% Nuk e di 2.5% Vota total: 199 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?