Lajme Zone
Kryebashkiaku i Prishtinës akuzon Qeverinë Kurti për bllokimin e komunave, fton qytetarët në protestë me 1 shtator
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kryebashkiaku i Prishtinës akuzon Qeverinë Kurti për bllokimin e komunave, fton qytetarët në protestë me 1 shtator

Ai akuzoi Qeverinë Kurti se po bllokon fondet dhe investimet për komunat për shkak të rezultatit zgjedhor, ndërsa tha se paratë e qytetarëve duhet të kthehen në investime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar qytetarët t'i bashkohen protestës që do të mbahet më 1 shtator në orën 11:00 në sheshin “Skënderbeu”, duke akuzuar Qeverinë Kurti për bllokimin e komunave dhe investimeve. “Boll mo! Qytetarët nuk mund të ndëshkohen sepse nuk e kanë votuar Vetëvendosjen”, shkroi Rama në rrjetet sociale. LEXO edhe...Para shpalljes së vendimit në Hagë, Komuna e Prishtinës shpalos banerin gjigant në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Shpallini të pafajshëm! (FOTO) Sipas tij, fondet që mblidhen nga taksat e qytetarëve duhet të kthehen në investime për shkolla, çerdhe, rrugë, shëndetësi dhe projekte të tjera, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestë. “Kryeqyteti është i qytetarëve të tij. Nuk është vend ku pushteti qendror zbras inate politike, komplekse dhe motive të dyshimta për mos me u zhvillu ky vend! Kur qytetarët ndëshkohen për mënyrën si votojnë, kur paratë e tyre bllokohen dhe pushteti tenton të centralizohet në një dorë, kjo është rruga drejt autokracisë. Na nuk kemi me leju këtë! Prishtina është e Prishtinalive dhe e krejt Kosovës, dhe s’kemi me leju një njeri me plane e motive të dyshimta me nal zhvillimin e me përça një popull”, shkroi Rama Share U.D/ReportTv.al Albin Kurti proteste prishtine kosove perparim rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 31% Drejtësia 66.6% Nuk e di 2.4% Vota total: 290 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?